LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet një snajper në Skenderaj

Konfiskohet një snajper në Skenderaj

Policia në Skenderaj pasi që ka dëgjuar disa të shtëna armësh dhe pas kontaktit me qytetarë ka arritur te informacioni për lokacionin e të shtënave me armë zjarri, gjatë mbrëmjes së datës 20 gusht  2016.

Sipas informacioneve të mbledhura, njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor ‘Skenderaj’ kane arritur që ta lokalizojnë dhe identifikojnë vendin e të shtënave, gjegjësisht fshatin “Kosterrc” në Skenderaj, ku dhe kishin arritur të identifikonin shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, dhe njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike e llojit snajper, një karikator, një sasi e fishekëve dhe një sasi e gëzhojave në cilësi të provave materiale.


Është intervistuar i dyshuari D.D. 35 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

Foto:Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori