LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 36 të lënduar gjatë 33 aksidenteve, një i vdekur!

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 33 aksidente, në të cilat janë lënduar 36 persona, ndërsa një person e ka humbur jetën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më 19 gusht – e premte policia ka kryer kontroll në 8 aksidente, prej të cilave 5 janë me pasoja të dëmeve materiale, 2 janë me pasoja të lëndimeve trupore, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë tre persona.

Ka ndodhur edhe një aksident në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë një person.


Më 20 gusht – e shtunë, ashtu siç kumtoi SPB – Shkup, është kryer kontroll i gjithsej 11 aksidenteve. Prej tyre 4 janë me pasoja të dëmeve materiale, 6 janë me pasoja të lëndimeve trupore, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë 13 persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një këmbësor u është nënshtruar plagëve. Nga SPB – Shkup sqarojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 23 në rr. Gjorçe Petrov në afërsi të drejtpërdrejtë të udhëkryqit me rr. Kuzman Shapkarev, në të cilëi kanë marrë pjesë automjeti motorik “Citroen C4”, me targa të Gostivarit i drejtuar nga një qytetar i Gostivarit, ndërsa këmbësori ka qenë qytetar i Shkupit.

Më 21 gusht – e diel është kryer kontroll i gjithsej 14 aksidenteve, prej të cilave 5 janë me pasoja të dëmeve materiale, 8 janë me pasoja të lëndimeve trupore, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë 13 persona. Në një aksident i cili ka ndodhur mbrëmë lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona, ndërsa katër persona kanë marrë lëndime të rënda.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar numër çdoherë e më i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 4 shoferë të cilët me automjete kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni. Tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë ishin pa patentë shoferi, janë zënë 9 automjete të parregjistruara, ndërsa 12 shoferë gjatë ngarjes së automjeteve motorike, nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular. Janë zënë edhe 6 shoferë të cilët gjatë ngasjes së biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse. /Telegrafi/