LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet Komuna e Gostivarit në lidhje me akuzat e Lëvizjes Besa (Foto)

Sqarohet Komuna e Gostivarit në lidhje me akuzat e Lëvizjes Besa (Foto)

Komuna e Gostivarit ka reaguar ndaj akuzave dhe interesimit të Lëvizjes Besa dega Gostivarë në lidhje me shkollën fillore ”Ismail Qemali” duke thënë se Lëvizja Besa nuk shikon objektet e reja shkollore, merret me prishjen e objekteve të vjetra që nuk janë në funksion, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e dërguar Telegrafit në Maqedoni nga ”Shërbimi për Informim” i kësaj komune thuhet ”Të paditur, të painformuar dhe plotësisht jashtë rrjedhave dhe zhvillimeve, ky formacion politik me pesë, gjashtë njerëz në qytetin e Gostivarit, tenton të përfiton politikisht duke plasur informata plotësisht të pavërteta. Për hir të informimit të opinionit publik, dhe aspak për tu marrë me këtë subjekt pa legjitimitet dhe pa përfillje elektorale në qytetin e Gostivarit, Drejtoria e shkollës dhe Komuna e Gostivarit jep sqarimi me sa vijon: Drejtoria e shkollës hapin për prishjen e objektit të vjetër të shkollës e ndërmori duke u nisur nga fakti që objekti ishte tejet i vjetër, jashtë funksioni dhe mbi gjitha me kapacitetet e objektit të ri shkollor ky objekt nuk shfrytëzohej.”

Lëvizja Besa-Gostivar: Kur dhe në çfarë mënyre u mor vendimi për rrënimin e objektit të vjetër të SHF “Ismail Qemali”? (Foto)
Lexo po ashtu Lëvizja Besa-Gostivar: Kur dhe në çfarë mënyre u mor vendimi për rrënimin e objektit të vjetër të SHF “Ismail Qemali”? (Foto)

Më tej, Komuna e Gostivarit thotë ”Meqenëse ky objekt teknikisht ishte në gjendje të palakmueshme dhe e ndërtuar me materiale të vjetra ndërtimore madje edhe kancerogjene, dhe duke u nisur nga fakti se objekti nuk shfrytëzohej, u soll vendimi që i njëjti të prishet dhe ajo pjesë të shfrytëzohet si pjesë e oborrit të jashtëm të shkollës. Fillimisht, drejtoria e shkollës me elaborat mbi gjendjen faktike të objektit të vjetër shkollor, u drejtua deri tek Këshilli Shkollor si organ vendimmarrës mbi mbarëvajtjen e proceseve shkollore, si dhe deri tek Inspektorati ndërtimor komunal.Sa për informim të opinionit publik, brenda këtij mandati drejtoria e shkollës me mbështetje nga Komuna e Gostivarit, kryetari Nevzat Bejta, si dhe institucionet qendrore, investuan me dhjetëra projekte kapitale dhe shkolla fillore qendrore “Ismail Qemali”, tani mund të llogaritet si një nga objektet më të rregulluara shkollore në qytet, shtet madje edhe në rrafshin kombëtar.” thuhet mes tjerash në reagimin e Komunës së Gostivarit./Telegrafi/


Gostivar 1

Gostivar 2

Gostivar 3

Gostivar 4

Në trend Lajme

Më shumë
PDK refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes, kritika të shumta për Osmanin

PDK refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes, kritika të shumta për Osmanin

Lajme
Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit

Ministria serbe kërcënon me anulim të subvencioneve për shqiptarët e Luginës, Lutfiu njofton Qeverinë e Kosovës për veprimet e Beogradit

Lugina
Rama prezanton projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet

Rama prezanton projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet

Lajme
Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron ambasador të SHBA-së në NATO

Ishte në fushatë për ta përkrahur Kadri Veselin, Trump e emëron ambasador të SHBA-së në NATO

Lajme
Borë në Kosovë, IHK apel vozitësve për kujdes të shtuar

Borë në Kosovë, IHK apel vozitësve për kujdes të shtuar

Lajme
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme

Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme

Lajme
Kalo në kategori