LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Pezullimi i disperzimeve, lë në baltë studentët (Video)

Abazi: Pezullimi i disperzimeve, lë në baltë studentët (Video)

Pezullimin e disperzimeve të USHT-së në disa qytete nxjerrë në pah shqetësimin për të ardhmen e tyre. Kështu vlerëson ish rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Alajdin Abazi, sipas të cilit, detyrë e universitetit është që të interesohet për studentët deri në përfundim të ciklit të studimeve, njofton Alsat M.

“Në rast se mbyllen disperzimet del në pah çështja e atyre studentëve, ku do të vendosen, ku do të vazhdojnë studimet e tyre, nëse ato fakultete do të vazhdojnë më tutje… D.m.th. detyrë e universitetit është që ato studentë që janë regjistruar në një drejtim të interesohet, të zgjedhë çështjen e tij deri në fund të studimeve”, u shpreh Alajdin Abazi, ish rektor i UEJL.

Abazi komentoi edhe zhvillime tjera në sferën e arsimit në vend duke thënë që edhe për atë, gjendja është konfuze. Sipas tij, ministria nuk duhet të vendosë për punësimet e stafit akademik në universitetin “Nënë Tereza” sepse kjo është punë e komisioneve amë të këtij institucioni. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori