Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka kundërpërgjigjur degës së PDK-së, duken shpejguar për listën e publikuar nga kjo e fundit, lidhur me punësimet në kryeqytet.
Ai ka shkruar në facebook se shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto, por nuk mund t’i zhbëjnë telefonatat e Grabovcit.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Para dy jave, portali Insajderi filloi të publikoj përgjimet e krerëve të shtetit që po dëshmojnë kapjen e shtetit në çdo cep, duke përfshirë dhe institucionet e pavarura. Para një jave unë isha edhe në një konferencë për shtyp ku në mes tjerash deklarova se pa çkapjen e shtetit nga këto koka të krimit Kosova nuk do të ec përpara.
Prej asaj dite kanë filluar sulmet e përditshme ndaj komunes. Prokuroria ka dërguar hetues në komunë në baza të përditshme. U sajuan storiet për heqjen e fotove të Skenderbeut. E sot u orkestrua një sulm për punësime.
Një portal në pronësi të një zv. Ministri ka marr listë nga thesari të të gjitha pagesave të bëra nga komuna duke thënë që këta janë militantet e VV të punësuar nga unë. RTK e cila nuk po flet ende për përgjimet e ka përcjellur këtë portal me titullin Shpend Grabovci dhe 250 të punësuar.
Vetëm për te ju treguar se çka janë në gjendje të bëjnë po I ndaj ca gjana me juve nga padia e cila I pret këtë javë.
1. Në listë nuk janë 250 persona, por shumë më pak emra të përsëritur shumë herë.
2. Në listë janë Xuxi, Etno Engjujt, Edona Reshitaj dhe muziciente të tjerë që janë angazhuar nga komuna në manifestime të ndryshme. Nuk besoj se ata janë militantë të VV te punësuar nga unë.
3. Në listë janë të gjithë punëtorët e Kuzhines Qendrore që gatuajnë për çerdhet e Prishtines e që punojnë në komunë qe më shumë se 20 vite. Ajo kuzhinë është privatizuar nga Isa Mustafa, unë i kam kthyer në komunë. Asnjë punëtor të ri nuk e kemi marr dhe mund ti pyesni secilin se a janë militantë të VV.
4. Në listë janë mbi 30 arkitektë të Prishtinës që punojnë në legalizim ku kanë regjistruar 46,000 ndërtime pa leje. Ligji I legalizimit parashesh punëtorë shtesë për legalizim e minsitria e financave nuk e ka lejuar asnjë shtesë me konkurs në mënyrë që edhe ky proces të dështoj. Secilin prej tyre I lus mediat që ti thirrni dhe ti pysni se si punojnë dhe militantë të kujt janë. Ministria nuk ka lejuar vende të rregullta me konkurs të rregulltë. Besoj që të njejtit do ti bashkangjiten padisë.
5. Në listë janë disa punëtorë të ofiqarisë të punësuar me kontratë në kohen e Isa Mustafes të cilët kanë vazhduar deri në konkursin e hapur. Ata më së paku janë militantë të VV
Shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto që ka kapur edhe televizionin e shtetit, por nuk mund ti zhbëjnë telefonatat e Grabovcit. Nuk mund ti zhbëjnë hajnitë e korrupcionin e Klanit Pronto. Nuk mund të na frikësojnë as me prokurori e lajme të tilla të fabrikuara.
Stop kapjes së shtetit dhe stop hajnisë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri