LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Unitedit duhet t’i kthehet zakoni i fitoreve

Ibra: Unitedit duhet t’i kthehet zakoni i fitoreve

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se United duhet t’a kthejë zakonin e fitoreve.

Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shënuar të dy golat e fitores për Manchester Unitedin në fitoren e të premtës mbrëma.

“Nëse ekipi bën mirë, edhe individi luan mirë. Unë tentoj të bëj më të mirën, të krijoj raste dhe të ndihmoj në shënimin e golave”.


“Jam i kënaqur për ekipin. Dy ndeshje, dy fitore. Ne po bëhemi më të mirë, e më të mirë dhe ndeshja e parë në shtëpi dhe u fitua. Eshtë start i mirë, ne duhet që të mësohemi që të fitojmë sepse pjesa mentale është me rëndësi, jo vetëm pjesa fizike. Jemi të kënaqur”.

“Ne jemi të kënaqur për tri pikët, dhe për ndeshjen e parë të Pogbas, i cili po ashtu duhet të përshtatet edhe pak dhe të vijë në formën e tij më të mirë”, deklaroi Ibra. /Telegrafi/