LAJMI I FUNDIT:

Alarmon Kelmendi për seriozitetin e epidemisë së sëmundjes gungore të gjedheve

Alarmon Kelmendi për seriozitetin e epidemisë së sëmundjes gungore të gjedheve

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka shprehur shqetësimin serioz rreth paraqitjes së epidemisë së sëmundjes gungore të gjedheve.

Kelmendi ka ftuar dikasteret qeveritare që të bashkërendojnë ndërmarrjen e hapave me ekonomitë familjare që merren me to dhe t’i mbështesin në tejkalimin e kësaj gjendjeje serioze.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e tij.


“Epidemia e sëmundjes gungore dhe serioziteti i saj

Përhapja e sëmundjes gungore të lëkurës tek gjedhet në Republikën e Kosovës, po merr përmasa të epidemisë me tentim dëmtimi serioze të këtyre shtazëve të cilat, siç dihet, janë shumë me rëndësi për qumështin, mishin dhe nusproduktet e saj.

Edhe pse Kosova ka numër të vogël të këtyre bagëtive (nuk mbulon as 50 për qind të konsumit të qumështit dhe mishit, një ekonomi kjo familjare dhe ekonomi e vogël në tregun kosovar), dëmi që po shkakton kjo sëmundje për këto ekonomi është domethënës dhe tragjik. Kjo sepse një numër i konsiderueshëm i familjeve kosovare që merren me këtë angazhim, burim të vetëm e kanë këtë ekonomi. Kur këtij realiteti shqetësues i shtojmë edhe faktin se çmimi për një kokë të kësaj kafshe është mes 1500 deri në 2000 euro, kjo tregon se sa serioz është ndikimi i kësaj sëmundjeje në standardin e qytetarit tonë.

Andaj, duke qenë dëshmitar i këtij shqetësimi, ftoj dikasteret përkatëse që sa më parë të identifikohet numri i këtyre bagëtive të prekura.

Ato të sëmura dhe të ngordhura të udhëzohen si të intervenohet, respektivisht të groposen, në mënyrë që mos të vijnë në kontakt me të tjerat dhe ta rrisin rrezikun.

Krahas kësaj, urgjentisht dikasteret përkatëse duhet të planifikojnë që sa më shpejt të bëhet kompensimi i këtyre bagëtive.

Masat e sipërpërmendura duhet të jenë të shpejta, meqë kjo sëmundje mundë të merr përmasa serioze dhe dëmi financiar të jetë shumë i madh, si për fermerin ashtu edhe për buxhetin nëse kjo arrin vlerat disa milionëshe.

Në rastet e tilla të kanosjes së dëmtimit serioz të këtij lloji të bagëtisë (gjedhit), duhet të bëhet një urgjencë në furnizimin e vaksinave për të mbrojtur bagëtitë e paprekura dhe për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshem të kësaj ekonomie.

Nëse nuk veprohet me shpejtësi për të furnizuar vaksina dhe nëse edhe kompensimi vonohet, atëherë shumica e fermerëve në mungesë vaksinash dhe në mungesë kompensimi, siç ndodhë në shtetin tonë, kësaj ekonomie edhe ashtu të brishtë dhe të varur, do t’i shtohet edhe më shumë importi dhe do humbas interesimi të investohet në zhvillimin e saj, si ekonomi e çmuar dhe domethënëse për vendin tonë.

Krejt në fund, organet kompetente duhet urgjentisht të bëjnë edhe kontrollin e lëvizjeve të kafshëve, sidomos importin nga Serbia, meqë sëmundja rrezikon të bartet”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori