Kinezja Wang Chi nga qyteti Tiyanping në provincën Hunan, pretendon se është dashur të lind foshnjën më 15 nëntor të vitit 2015, por sot është 18 gushti dhe ajo vazhdon të jetë shtatzënë.
Siç është raportuar nga mediat lokale, ajo kishte mbetur shtatzënë në muajin shkurt të vitit të kaluar, dhe kishte filluar të brengoset paksa kur data e paraparë e lindjes i kishte kaluar, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, ajo çdo javë udhëton për t’u kontrolluar në spital, dhe deri më tani ajo është kontrolluar mbi 30 herë, duke i’u rritur shpenzimet spitalore në vlerë prej 10.00 juan.
Në muajin e 14 të shtatzënisë, mjekët i kishin thënë se nuk munden ta fusin në sallë për t’iu nënshtruar prerjes cezariane, për shkak se fetusi nuk ishte pjekur sa duhet.
“People Daily” raporton se Wang do të duhej të hynte në librin e rekordeve Guinnesss, për faktin se deri më tani këtë rekord e ka mbajtur amerikania Beulah Hunter, e cila kishte lindur foshnjën në vitin 1945 pas plotë 375 ditëve të shtatzënisë, kurse Wang është shtatzënë tash e 517 ditë.
Megjithatë, zyrtarët e librit Guiness nuk e kanë konfirmuar “rekordin botëror”, kurse mjekët nuk janë duke i besuar asaj. Ndërsa gazetarët e “Changsha Evening News” kanë pyetur për këtë rast në spital, ku një mjek u ka thënë se diçka e tillë është e “pamundur”, derisa një tjetër ka deklaruar se spitali ka kërkuar nga ajo që t’i nënshtrohet kontrollit me ultrazë, gjë që ajo kishte refuzuar, transmeton Telegrafi.
“I kam kontrolluar rezultatet mjekësore, ndoshta ajo është në javën e 38-të të shtatzënisë dhe se gjithçka po duket normale. Nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që ajo është në muajin e 17 të shtatzënisë”, ka deklaruar një gjinekolog.
Wang nuk posedon kurrfarë dokumenti që kishte kryer ndonjë analizë në fillim të shtatzënisë, kurse lejen për lindje e kishte kërkuar në nëntor të vitit të kaluar.
Megjithatë, Wang pretendon se gjatë shtatzënisë ka shtuar mbi 30 kilogramë dhe se aktualisht i ka plotë 78 kilogramë. Thuhet se foshnja peshon afro 3.8 kilogramë. Por është interesant fakti se ajo ka deklaruar se në muajin e 18-të do t’i nënshtrohet prerjes cezariane për ta sjellë në jetë foshnjën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkenë emocionuese: Piloti në pension realizon fluturimin e fundit së bashku me vajzën e tij
Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
A mund t'i gjeni gjashtë kafshët e fshehura në imazh?
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
Kryeministri kanadez kërcen në koncertin e Swiftit - Truedau shihet duke u argëtuar në maksimum
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj