Banorëve të zonës Sllovi – Malësi e Zhegovcit do tu përmirësohet infrastruktura rrugore. Ky projekt, në vlerë rreth 1 milion euro, me gjatësi 8 kilometra, do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, kryetari i Lipjanit Ahmeti dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi për financimin këtij projekti, gjatë vizitës së tyre në Komunën e Lipjanit.
Ministri Zharku theksoi se do të vazhdohet më tej me investime në përmirësimin e infrastrukturës së këtij rajoni.
Ministria e Infrastrukturës do të mbështesë iniciativën e kryetarëve Ahmeti dhe Haziri, në mënyrë që në vitin 2017 të fillojmë me realizimin e këtij projekti madhor, ka thënë ministri Zharku.
Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që kjo rrugë shumë e rëndësishme do të mbështetet nga ministri Zharku.
Kjo rrugë e lidh Malësinë e Zhegovcit me Sllovinë e Lipjanit, që është edhe korridori kryesor i juglindjes së Kosovës. Kjo rrugë, përveç banorëve të Gjilanit, do të shfrytëzohet edhe nga banorët e Kamenicës dhe të Bujanovcit për të komunikuar më lehtë me Lipjanin dhe Prishtinën.
Investimi në këtë rrugë do të krijojë lehtësira në shpenzimin e kohës dhe shpenzimet tjera, ka theksuar kryetari Haziri.
Kryetari Ahmeti ka falënderuar ministrin Zharku dhe kryetarin Haziri për përkrahjen e idesë së përbashkët për të bërë këto investime në Lipjan. Kjo ide do të krijojë mundësi të reja të komunikimit në mes banorëve të komunës së Lipjanit dhe Gjilanit nëpërmjet Sllovisë, duke e lidhur me Malësinë e Zhegovcit.
E rëndësishme është që ky projekt jetik për banorët e këtyre dy komunave ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe ministrit Zharku dhe do të fillojë të realizohet vitin e ardhshëm, është shprehur Ahmeti.
Ministria e Infrastrukturës do të investojë edhe projekte të tjera kapitale në këtë komunë, të cilat do të fillojnë shumë shpejt të implementohen, siç janë: rruga “Lipjan- Magurë”, rruga Sllovi- Smallushë-Gadime dhe disa projekte të tjera: disa rrethrrotullime në Lipjan dhe një arterie e re që lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë – Hani i Elezit, që do të fillojë së realizuari në fillim të vitit 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje