LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane, Torino ka fituar me Ajetin

Mediat italiane, Torino ka fituar me Ajetin

Një bast i fituar nga Frosinone dhe një blerje e zgjuar për Torinon.

Mediat italiane vazhdojnë të thurin elozhe për Arlind Ajetin mbrojtësin e kombëtares shqiptare i cili këtë verë bëri një hap të madh përpara në karrierën e tij duke u transferuar te Torino.


Faqja e specializuar Tuttomercatoweb, i ka kushtuar një artikull mbrojtësit 22-vjeçar duke e cilësuar Ajetin si një nga zbulimet më të bukura të sezonit të kaluar në Serinë A.

Në dhjetor të 2015-tës, Arlind Ajeti firmosi një kontratë deri në fund të sezonit me Frosinonen me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera nëse skuadra nga krahina e Lazios do të siguronte mbijetesën në Serinë A.

Por edhe pse Ajeti shkëlqeu gjatë periudhës që ishte pjesë e Frosinones, verdhekaltërit u rrëzuan një kategori më poshtë.

Megjithatë për mbrojtësin shqiptar kjo pak rëndësi kishte sepse Ajeti arriti të tregonte vlerat te Frosinone duke ngjallur interesimin e shumë klubeve më të rëndësishme. 22-vjeçari i cili zhvilloi një evropian shumë pozitiv me Shqipërinë, pasi shqyrtoi ofertat vendosi të transferohej te Torino me parametër zero.

Zyrtare: Sulmuesi i Cityt pranon të luajë për Kosovën (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: Sulmuesi i Cityt pranon të luajë për Kosovën (Foto)

Edhe pse fillimisht ishte shumë pranë Pescaras ish lojtari i Baselit zgjodhi skuadrën ‘Granata’ dhe tashmë do stërvitet nga një trajner shumë i njohur si Sinisa Mihajlovic.

Tuttomercatoweb në shkrimin e saj dedikuar mbrojtësit shqiptar shkruan se me afrimin e Ajetit, Torino ka bërë një goditje të madhe, pasi edhe pse është vetëm 22-vjeç ai ka përvojën e mjaftueshme për të zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Mihajlovic.

Sipas Tuttomercatoweb, blerjen e Arlind Ajetit, Torinos ia ka sugjeruar trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi me këtë të fundit që e ka krahasuar 22-vjeçarin shqiptar me kapitenin legjendar të skuadrës ‘Granata’, Oscar Brevi.