Autoritetet japoneze publikuan pamjet e dhjetëra anijeve kineze, peshkimi dhe ushtarake, që kanë lundruar në ujërat e ishujve për të cilët ekziston një kontradiktë e fortë mes Pekinit dhe Tokios.
Pamjet u filmuan nga roja bregdetare japoneze, e cila me shumë pak anije u përpoq që t’u zinte rrugën flotës masive kineze e përbërë nga 28 anije qeveritare dhe 72 anije peshkimi.
Tensioni mes dy vendeve është rritur ndjeshëm që pas shtimit të numrit të anijeve kineze në afërsi të ishujve që njihen me emrin Senkaku në Japoni dhe Diaou në Kinë, përcjell TCH.
Pamjet tregojnë qartë tensionin e prekshëm në det, që shumë analistë paralajmërojnë se mund të shndërrohet në një incident të rëndë.
Problemet janë shtuar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare që hodhi poshtë pretendimet e Kinës, e cila nuk e pranon këtë gjykim dhe ka shtuar aktivitetin e saj pas tij.
Zyrtarisht, Tokio dhe Pekini trumpetojnë përpjekjet për zgjidhje diplomatike, por mesazhi duket se nuk u ka shkuar anijeve në det që përballje të tilla shohin çdo ditë. Deri tani është shmangur mjeshtërisht nga detarët çdolloj përballje, por aty ku tensioni është i lartë dhe gjakrat janë të ndezur, gjithçka mund të ndodhë.
Situata është përkeqësuar më shumë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare kundër Kinës, të cilës i është kërkuar ta respektojë, ndërsa Pekini i përgjigjet me forcë rivalëve në rajon që të mos ndërhyjnë në çështjet e saj të brendshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos