Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me nënshkrimin e një Memorandumi midis ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Roari O’Connell, kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të agjencive të pavarura.
KMDLNj thekson se marrëveshja e nënshkruar nuk i ndalë punësimet partiake.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNj-së:
“Ditë më parë është nënshkruar një Memorandum midis ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Roari O’Connell, kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që nënkupton se Ambasada britanike do të financojë kompani të pavarura, e cila do të përzgjedhë listën e ngushtë të kandidatëve, të cilët duhet rekrutuar nga vendorët në institucionet e pavarura në mënyrë që të ndalet punësimi në baza partiake dhe të bëhet departizimi dhe depolitizimi i këtyre institucioneve.
Ditë më parë është nënshkruar një Memorandum midis ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Roari O’Connell, kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që nënkupton se Ambasada britanike do të financojë kompani të pavarura, e cila do të përzgjedhë listën e ngushtë të kandidatëve, të cilët duhet rekrutuar nga vendorët në institucionet e pavarura në mënyrë që të ndalet punësimi në baza partiake dhe të bëhet departizimi dhe depolitizimi i këtyre institucioneve.
Nuk është se ndërkombëtarët nuk kanë qenë të informuar për nepotizmin gjithëpërfshirës partiak dhe politik gjatë zgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve të pavarura mirëpo për shkak të oportunitetit politik kanë heshtur që ka qenë një sinjal që këto punësime mund të vazhdojnë. Koalicioni LDK – PDK që u bë me pajtimin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, në marrëveshje ka një pikë të veçantë që nënkupton se partnerët e koalicionit i ndajnë bordet dhe emërimet e tjera të larta në proporcion 50:50%. Ndërkohë ndërkombëtarët nuk kanë reaguar fare për këto marrëveshje politike sepse i kanë pasur interesat e tyre.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të Trojkës nuk do të ndikojë në zhbërjen e nepotizmit partiak dhe politik sepse të gjitha bizneset e mëdha 100 milionë eurosh janë bërë në bazë të marrëveshjeve nepotiste të interesit midis ndërkombëtarëve dhe vendorëve ku kanë qenë të përfshirë disa ambasadorë, drejtues të lartë të administratës ndërkombëtare, udhëheqës ndërkombëtarë dhe vendorë të ndërmarrjeve të mëdha fitimprurëse, gjyqtarë, prokurorë dhe të tjerë. Problemet e grumbulluara për thuaja dy dekada nuk mund të eliminohen me një marrëveshje e cila, në fakt e përligj ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në vendimmarrje duke e rikthyer nëpër dyer të vogla protektoratin ndërkombëtar në vendimmarrje.
Kjo dukuri mund të luftohet vetëm me forcimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit e jo me marrëveshje, memorandume apo strategji të cilat shumë shpesh bëhen për ta faturuar problemin e madh ekzistues siç është nepotizmi partiak apo politik si mënyrë e kontrollimit të institucioneve të pavarura dhe agjencioneve të pavarura.
Gjatë rekrutimit në këto poste, me legjislaturën e deritanishme ka qenë e pamundur të luftohet ndikimi partiak dhe politik prandaj, kryesisht kuadrot me një deficit profesional dhe të cilët kanë mbetur të pasistemuar në politikë të lartë, janë deleguar në këto institucione të pavarura.
Mënyra më e mirë për luftimin e kësaj dukurie gjithëpërfshirëse në shoqërinë tonë ka qenë që kandidatët që konkurrojnë për këto poste të mos ishin bartës të posteve partiake së paku në një periudhë tre (3) vjeçare sikur që do të veprohej në çdo vend normal ku qartazi ndahet profesionalizmi nga politika, në dobi të interesit të qytetarit.
Apo masa të tjera kufizuese që pamundësojnë infiltrimin e politikës në institucione të pavarura. Këto masa kufizuese ( mbrojtëse ), nëse rregullohen me ligj nuk do t’i shkelnin të drejtat e njeriut të kandidatëve dhe nuk do të prodhonin pasoja juridike.
Për fund, KMDLNj pati reaguar edhe më parë kur një kandidat konkurron për një pozitë në institucionet e pavarura, nuk e kalon përzgjedhjen pas intervistimit, dhe në përsëritje të konkursit pasi kandidatët e listës së ngushtë nuk janë votuar në Kuvend apo Qeveri, i njëjti pas dy muajve përsëri konkurron për të njëjtin post ndonëse dy muaj më herët është refuzuar për shkak të mungesës së profesionalizmit. Apo kur një kandidat puro partiak nuk i fiton votat për deputet, i humbë zgjedhjet në komunë ndërsa dërgohet në një bord apo institucion të pavarur, për një vend pune dhe i cili pastaj e zgjeron rrethin me bashkëpartiakë apo bashkëmendimtarë.
KMDLNj nuk shpreson se kjo marrëveshje e nënshkruar nga Trojka ofron mundësi për zgjidhje të nepotizmit partiak dhe politik në dobi të profesionalizmit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve që është dashur të jenë të pavarura por se vetëm do të vazhdojë mënyra e vjetër e rekrutimit tashmë përmes një kompanie të pavarur që përfshihet në Memorandumin e Trojkës. Shteti i së drejtës dhe zbatimi i ligjit janë garantuesit kryesorë dhe vetëm për luftimin e nepotizmit partiak dhe politik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A