LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti Biden do të flasë edhe për demarkacionin

Zëvendëspresidenti Biden do të flasë edhe për demarkacionin
Workers hold flags of Kosovo and the United States near a billboard of U.S. Vice President Joe Biden in the streets of Pristina May 20, 2009, one day before Biden's visit. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO POLITICS)

Ardhja e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden në Kosovë, përveç se është një vizitë e rëndësisë së veçantë, pritet të përcillet me disa mesazhe për klasën politike në Kosovë.

Demarkacioni është bërë njëra nga temat më të nxehta në diskursin politik në Kosovë, çështje për të cilën pritet të flasë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve.

Një burim i Qeverisë së Kosovës ka thënë për Telegrafin se çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi do të jetë temë e bisedimit me zëvendëspresidentin Biden.


“Po, pritet që edhe demarkacioni të jetë në diskutim”, ka thënë ky burim.

Kohë më parë, gjatë pranimit të letrave kredenciale të Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ndër të tjera pati deklaruar se nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka demonstruar edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosshmërinë e Kosovës që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit.

“Përcaktimi i Kosovës që sfidat e lartpërmendura t’i adresojë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive ka vënë Kosovën në një rrugë solide drejt rritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Ka shumë punë në rrugën drejt fuqizimit të demokracisë dhe ekonomisë dhe drejt integrimit në Institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. ShBA-të do të vazhdojnë t’ju mbështesin në këto sfida dhe në sfida tjera”, ishte thënë në letrën e Obamës drejtuar Çitakut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori