LAJMI I FUNDIT:

K. F Shkëndija reagon ndaj thirrjeve raciste të tifozëve të Vardarit

K. F Shkëndija reagon ndaj thirrjeve raciste të tifozëve të Vardarit

Pas koreve raciste dhe thirrjeve për gjenocid kundër shqiptarëve të cilat u dëgjuan në ndeshjen e futbollit në mes të Vardarit dhe Shkëndijës, ka reaguar kjo e fundit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Klubi i Futbollit Shkëndija shpreh indinjatë të thellë dhe ankesë të hapur në adresë të Federatës së futbollit të Maqedonisë që përmes delegatit të dërguar në derbin e xhiros së dytë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, Vasko Kantarxhiev nga Strumica lejuan vazhdimin dhe zhvillimin e ndeshjes edhe përkundër faktit se nga tribunat nuk kishin të ndalura skandimet racore dhe thirrjet për gjenocid kundër shqiptarëve. Situatën e rëndon fakti që gjithë kjo u zhvillua para syve të Komesarit për Gara pranë FFM-së, i cili gjithashtu nuk pa të rrugës që të paktën për një moment të ndërpritej ndeshje dhe të kërkohet ndërprerja e korreve ofenduese.

Përveç dy-tre thirjeve për anim korekt nga spikeri zyrtar i ndeshjes, delegati nuk ndërmori asgjë për të ndërprerë korret nacionaliste. Ne si klub ndjehemi direkt të prekur nga kjo situatë dhe kërkojmë urgjentisht nga FFM që të shqyrtojë këtë situatë dhe tjerat të ngjashme duke sanksionuar ekipin vendas për organizim të dobët të ndeshjes dhe mos sigurim të kushteve minimale për loje fer dhe korete konform standardeve të UEFA-së dhe FIFA-s.


Nëse Federata e futbollit të Maqedonisë nuk ndërmer tani masa të rënda ndëshkuese, në mënyrë direkte do të jetë motivuese e vazhdimit të shfaqjeve të tilla, për fat të keq jo vetëm nga rrugaçë dhe huliganë që përkrahin ekipin nikoqir në ndeshjen e të dielës, por edhe të publikut më gjërë që dje nuk dallonin nga huliganët.

Ofendimet dhe skandimet në baza nacionale dhe kompet materiali dëshmues për sjelljen fashiste jo vetëm të huliganëve-rrugaçëve të ashtuquajtur ‘Komitë’, por edhe pjesës tjetër të publikut që me asgjë nuk dallonte nga soji i tyre, do t’u dorëzohet strukturave të UEFA-së si dëshmi për mossigurim të kushteve minimale për zhvillimin normal të një ndeshje futbolli!

Në të njëjtën kohë, klubet shqiptare do të detyrohen të rishikojnë statusin e tyre garues, nëse Federata e futbollit të Maqedonisë edhe më tëj lejon dhe stimulon standard të dyfishta në këtë kampionat garues. Të dielën dikush shfaqi gjithë arsenalin ofendues në drejtim të shqiptarëve dhe FFM me mosangazhimin për ndërprerjen e korreve raciste, në mënyrë direkte provokon mllef dhe gatishmëri për revanshizëm, për të cilën më vonë vetë ne si klub detyrohemi të paguajmë gjoba të majme.

Ky reagim nuk ka aspak për qëllim arsyetimin e lojës së dobët nga skuadra jonë (që u publikua si raport menjëherë pas përfundimit të ndeshjes), por gjithsesi se këto sjellje raciste dhe shoveniste ndikojnë edhe në demotivimin e futbollistëve.(sic)/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen

Tërmet në Atletico Madrid: Klubi ka nisur kërkimin për të zëvendësuar Diego Simeonen

La Liga
Kalo në kategori