Suedia që në ekip ka edhe një kosovare, Kosovare Asllanin, ka arritur të eliminojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ekzekutimit të penalltive.
Ekipi kombëtar i femrave të Suedisë, ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në futboll. Suedia që në ekip ka edhe një kosovare, Kosovare Asllani, ka arritur të eliminoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan albinfo.ch.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1:1. Pas penalltive, Suedia fitoi 3:4, dhe njërin nga golat nga pika e bardhë, e shënoi edhe Kosovare Asllani. Ndërkohë, në ekipin e meshkujve Suedia kishte dy futbollistë nga Kosova, Astrit Ajdareviq dhe Valmir Berisha, por që u eliminuan.
Madje, Ajdareviq bëri bujë në Suedi, pasi nuk e këndoi himnin kombëtar. Astrit deklaroi se është nga Kosova dhe respekton familjen e tij.
Për Kosovën në Lojërat Olimpike po paraqiten tetë garues, ndërsa për Shqipërinë gjashtë, kurse edhe disa sportistë tjerë shqiptarë po paraqiten për shtete tjera. /Albinfo.ch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251