LAJMI I FUNDIT:

Instituti për shëndet publik: Ka pacientë me infektime të lëkurës, por jo epidemi

Instituti për shëndet publik: Ka pacientë me infektime të lëkurës, por jo epidemi

Nga ky institucion informojnë se kanë stacionuar ekipe me infektolog dhe infermierë në ambulancën e fshatit Stajkovcë dhe në punktin në Hasanbeg, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të infektimeve të lëkurës, përmes kontrolleve dhe medikamenteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nga ajo që na është thënë nga terreni ka persona me lëndime, me të prera, në klinikën për sëmundje infektive ka vetëm një rast. Mirëpo ky numër sëmundjeve të lëkurës mund të rritet. Klinika për sëmundje infektive është mobilizuar, ka plan për menaxhimin me situata të krizës”, është shprehur Jovanka Kostovska nga instituti i shëndetit publik.

Nga ana tjetër Fadil Cana mjek në Klinikën infektive konsideron se parandalimi sa më i shpejtë do të ishte zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga kjo gjendje. Ndërkaq bartja e infeksionit thotë se mund të bëhet nga çdo objekt i vogël.


“Bartja e sendeve nga një vend në një vend tjetër është gjithashtu brengosëse pasi sendet mund të jenë të kontaminuar dhe paraqesin burim të infeksioneve. Mënyrat e transmetimit mund të jenë të ndryshme, nga ajri, uji dhe ushqimi i kontaminuar bile besoj që në periudhën që vijon edhe parashikimet e meteorologëve se do të pasoj një periudhë e motit të nxehtë do ta shton probabilitetin edhe më shumë të përhapjes së sëmundjeve infektive”, ka thënë Cana.

Ministria për shëndetësi siguron se nuk janë regjistruar sëmundje infektive te popullata e prekur nga vërshimet por apelojnë në mënyrë parandaluese, gratë shtatzëne dhe të sëmurët kronik të qëndrojnë te familjarët larg vendeve të prekura nga moti i ligë.

Dhjetëra banorë nga vendet e vërshuara kanë kërkuar ndihmë në klinikën infektive
Lexo po ashtu Dhjetëra banorë nga vendet e vërshuara kanë kërkuar ndihmë në klinikën infektive

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori