Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj deklaratës së partisë së tij të cilët e akuzuan për shkak të kundërshtimit të tij ndaj marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke i thënë madje se ai po synon të bëhet zëdhënës i AAK-së.
Bulliqi përmes një reagimi të publikuar në Facebook ka thënë se me këto deklarata linçuese të tillët po sjellin një kulturë të rrezikshme e cila nuk pranohet nga asnjë vend i botës demokratike.
“Ju themi se e kanë gabim sepse unë kam qenë jam dhe do mbetëm një anëtar i LDK-së i rrugës Rugoviane, ku interes mbi të gjitha do të jetë shtet-ndërtimi, qytetarët dhe ruajtja e integritetit territorial të Kosovës duke kultivuar edhe raporte të shëndosha me miqtë tanë ndërkombëtar. Unë vetëm jam duke e përkrahur idenë dhe vizionin Rugovian, jam duke kontribuar në tentativën që Kosova të mos humb territor në tavolinë, jam duke u angazhuar që Kosova në raport me Malin e Zi të ketë kufirin që e potenconte edhe presidenti ynë Rugova(çakorr dhe Kulle e Zhlepit), krejt ketë duke u mbështetur në fakte shkencore dhe profesionale”, ka shkruar Bulliqi.
Reagimi i plotë:
Te respektuar miq e anëtar të LDK-së,
Unë dua të ju drejtohem ju dhe gjithë opinionit publik kombëtare në përgjithësi, dhe anëtarësisë së LDK-së në veçanti por edhe drejtuesve tonë së koha e totalitarizmit dhe një mendësisë partiake ka perënduar qysh kur presidenti ynë historik Ibrahim Rugova filloi ta kundërshtoj këtë lloj një mendësie. Jam i befasuar nga “zbulimi” që bëhet kush është armik i jashtëm e i brendshëm i subjektit. Për largimin e kësaj ideologjie partiake dhe diferencimeve të tilla, kujtoj që kam një pjesë të vogël të kontributit edhe unë që nga organizimet e para studentore të pavarura(U.P.S.P.), por edhe si pjesë aktive e rezistencës që nga ditët e para nën ombrellën LDK-së Rugoviane. Ata që e përkrahin totalitarizmin brenda LDK-së janë vetëm një grup i interesit të cilët nuk do të munden që asnjëherë ta vejnë në pikëpyetje anëtarësinë, kontributin dhe lojalitetin tim politik ndaj LDK-së.
Me këto deklarata linçuese të tillët po sjellin një kulturë të rrezikshme e cila nuk pranohet nga asnjë vend i botës demokratike. Po mundohen të na paraqesin si dorë e zgjatur e ndokujt brenda LDK-së, apo edhe jashtë saj. Ju themi se e kanë gabim sepse unë kam qenë jam dhe do mbetëm një anëtar i LDK-së i rrugës Rugoviane, ku interes mbi të gjitha do të jetë shtet-ndërtimi, qytetarët dhe ruajtja e integritetit territorial të Kosovës duke kultivuar edhe raporte të shëndosha me miqtë tanë ndërkombëtar. Unë vetëm jam duke e përkrahur idenë dhe vizionin Rugovian, jam duke kontribuar në tentativën që Kosova të mos humb territor në tavolinë, jam duke u angazhuar që Kosova në raport me Malin e Zi të ketë kufirin që e potenconte edhe presidenti ynë Rugova(çakorr dhe Kulle e Zhlepit), krejt ketë duke u mbështetur në fakte shkencore dhe profesionale.
Nuk jam kyçur në ketë çështje me dëshirë, por rrethanat ma imponuan dhe nuk jam duke bërë asgjë të jashtëzakonshme, pos asaj që jam duke e kundërshtuar punën jo profesionale dhe më shumë lëshime/gabime në dëm të Kosovës të një komisioni të emëruar nga qeveria e z. Thaçi dhe punën e së cilit po vazhdon ta përkrah për fat të keq me bindje edhe kryeministri aktual z. Mustafa.
Ju bëjë me dije juve anëtarësi e respektuar e LDK-së se të gjitha iniciativat që janë sjellur në kuvend nga qeveria e që i kemi vlerësuar si të dobishme për Kosovën dhe qytetarët e saj i kam përkrahur dhe kam dhëne kontributin tim duke sugjeruar dhe plotësuar, edhe i kam votuar.
Rasti i refuzimit/kundërshtimit tim i marrëveshjes se përcaktimit të vijës kufitare disave në LDK, nuk po ju pëlqen, për arsye që vetëm ata i dinë. Jam munduar që para se të nënshkruhej kjo marrëveshje e dëmshme për Kosovën ta paralajmëroj/alarmoj qeverinë dhe të gjitha palët e interesuara se ky version i vijës kufitare është në dëm të Kosovës, ketë e kam bërë publikisht, por edhe përkundër saj askush nuk i mori në konsideratë vërejtjet e mia dhe të profesionistëve tjerë që e kundërshtuan ketë proces.
Tashme një grupim brenda LDK-së të cilët në tentative që të ripozicionohën sa më mire brenda LDK-së, janë duke i prire një fushate kundër meje si anëtar i LDK-së dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës, fushatë me akuza të cilat janë të pa pranueshme në përpjekje për të hequr dorë nga parimet shkencore dhe profesionale.
Në fund edhe njëherë e bëjë me dije anëtarësinë e LDK-së që do të ishte mirë për Kosovën që më procedura të përshpejtuara të shohim bashkërisht edhe më komisionin shtetëror që lëshimet/gabimet në segmentet ku tash nga sateliti dihet që janë bërë, ato të korrigjohen, kjo është shumë e qartë dhe shumë e nevojshme për sigurinë-qetësinë në nivel lokal dhe rajonal.
Do të ishte mirë që ti kërkohet edhe Malit të Zi se shënjimi/implementimi i njëanshëm i marrëveshjes pa ratifikim edhe nga pala kosovare është shkelje ndërkombëtare, ta sugjerojnë të tërhiqet deri në qartësimin e plotë me koncesion të dy palëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale