LAJMI I FUNDIT:

NTP Shkupi tërheq nga përdorimi biletat e letrës

NTP Shkupi tërheq nga përdorimi biletat e letrës

Biletat nga letra të vlefshme për dhjetë udhëtime me autobusët e transportit publik të NTP Shkupi tërhiqen nga përdorimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prej ditës së sotme ata më nuk gjinden për shitje në zyrat e NTP, ndërsa personat që kanë blerë bileta të tilla duhet ti përdorin deri më 1 shtator 2016, kur edhe do të fillojë zbatimi i kartelës së personalizuar elektronike për pagesë.

Prej një shtatorit të gjithë udhëtarët duhet të pajiset me kartela të personalizuara “Shkupi”, e cila do jetë e vlefshme për autobusët shtetërorë dhe privatë. Krahas kartelës “Shkupi” pagesa e udhëtimeve mund të bëhet edhe përmes telefonit në numër 185./Telegrafi/