LAJMI I FUNDIT:

Nëse ndodh kjo, Wenger largohet prej Arsenalit!

Nëse ndodh kjo, Wenger largohet prej Arsenalit!

Arsene Wenger do të largohet nga Arsenali në rast të rezultateve të dobëta gjatë edicionit të ri.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se e ardhmja e tij në klub do të vendoset nga rezultatet e këtij sezoni.

Francezi, 66-vjeç, u emërua në detyrë në shtator të vitit 1996, ndërsa kontrata e tanishme është e vlefshme deri në qershorin e ardhshëm. Arsenal nuk e ka fituar Premierligën nga viti 2004 dhe Wenger është ballafaquar me kritika nga tifozët.


“Kontrata ime do të skadojë në fund të sezonit. Ajo që do të bëj më pas varet nga përfundimi i këtij edicioni”, deklaroi Wenger për “BBC Radio 5 Live”, përcjell “Lajmi.net”.

Wenger spekulohej për postin e selektorit të Anglisë para emërimit të Sam Allardyce për pasardhës të Roy Hodgson.

“Nuk isha në dispozicion dhe Sam Allardyce ka nënshkruar për dy vjet, andaj nuk është opsion në asnjë formë për momentin”, theksoi ai. Arsenali do ta fillojë edicionin e ri në Premierligë kundër Liverpoolit, të dielën.