LAJMI I FUNDIT:

“Meritën historike”, UEFA ndryshon rregullat e kualifikimit në LK

“Meritën historike”, UEFA ndryshon rregullat e kualifikimit në LK

UEFA pritet të ndryshojë rregullat e kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe nga 2018 deri të paktën në 2021, katër kampionatet më të mëdha të Evropës do të përfaqësohen me numër fiks skuadrash.

Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia do të përfaqësohen me nga katër skuadra duke nisur që nga sezoni 2018-2019 në Ligën e Kampioneve dhe gjithë kjo falë rregullave të reja që njohin “meritën historike” të këtyre kampionateve në këtë kompeticion, transmeton Top Channel.

Serbët sërish protestojnë për pranimin e Kosovës në UEFA (Video)
Lexo po ashtu Serbët sërish protestojnë për pranimin e Kosovës në UEFA (Video)

Një tjetër avantazh që u garanton ‘merita historike’ skuadrave të katër kampionateve më të forta të Europës është shmangia e fazës ‘play off’. Pra, katër skuadra nga këto katër kampionate do të futen direkt në fazën e grupeve.


Në tavolinën e bisedimeve mes ‘Big’-ëve të Europës dhe UEFA-s propozimi kryesore është ai që 3 skuadra të kualifikohen direkt për në fazën e grupeve dhe e katërta të futet me kriterin e ‘meritës historike’. UEFA ka bërë një renditje në bazë të këtij kriteri që u garanton skuadrave si Milani, Interi, Chelsea, M. United, Liverpool, Benfica e të tjera që pavarësisht renditjes në kampionatet përkatëse, të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Kjo është formula që po qarkullon në zyrat e UEFA-s para zgjedhjes së presidentit të ri në zgjedhjet që mbahen më 14 shtator, ndërkohë që për momentin është lënë menjanë ideja e një Superlige Europiane.

Verratti kërkon Ligën e Kampionëve me PSG-në
Lexo po ashtu Verratti kërkon Ligën e Kampionëve me PSG-në

Bajerni, Juventusi, Barcelona, Reali dhe PSG janë mbështetëset me të zjarrta të kësaj ideje, që do të mundësonte një kampionat të mbyllur, ose me vende të rezervuara dhe me ngjitje dhe zbritje të kufizuara në sezon në bazë të renditjes.

Propozohet që Superliga Europiane të përbëhet nga 24 skuadrat më të mëdha të Evropës, me fazë “play off”, ashtu si NBA në SHBA dhe të luhet edhe në fundjavë. Pra praktikisht të errësonte ekonomikisht kampionatet kombëtare.

Skuadrat që mbështesin këtë formulë thonë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ngritjen e saj dhe se rivaliteti do të mundësonte të ardhura më të mëdha në arkat e tyre, sidomos nga të drejtat televizive.

Ideja ka hasur në ngurrimin e anglezëve dhe jo pa shkak. Sot Premier Liga siguron 3.3 miliardë euro në sezon nga të drejtat televizive, një shifër marramendëse që tejkalon me 1 miliardë edhe të ardhurat që siguron UEFA nga të drejtat televizive të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të marra së bashku.

Në trend Sport

Më shumë

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Kalo në kategori