LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi hit në rivierat ballkanike, edhe turistët serbë i detyron të këndojnë shqip (Video)

Era Istrefi hit në rivierat ballkanike, edhe turistët serbë i detyron të këndojnë shqip (Video)

Këngëtarja Era Istrefi është shndërruar hit edhe në mesin e fqinjëve tanë veriorë.

Kënga “Bon Bon” që theu të gjitha rekordet e dëgjueshmërisë për një këngë shqip anë e mbanë botës, nuk ka vend që nuk po dëgjohet.

Kështu edhe në Budvë të Malit të Zi, në një prej klubeve më të njohura në mbarë Evropën, Top Hill, ishin mbledhur mijëra adhurues për të dëgjuar një performancë të këngëtarit boshnjak Dino Merlin.

Por, para performancës së një prej legjendave të muzikës ballkanike, Dj i cili u përkujdes të ndezte atmosferën e kishte të preferuar Era Istrefin.


"BonBon" me u dëgjuar edhe në Tajlandë (Video)
Lexo po ashtu "BonBon" me u dëgjuar edhe në Tajlandë (Video)

Për afro 5 minuta Era Istrefi dhe hiti i saj “Bon Bon” u dëgjua në Top Hill, teksa çudit fakti se përmendësh këtë këngë e dinin serbët dhe madje nuk ndaleshin duke kënduar, shkruan Telegrafi.

Në një video një minutëshe të publikuar në rrjetet sociale, shihet projekti i Erës duke performuar në Top Hill ku të pranishëm ishin mbi shtatë mijë persona, një pjesë e madhe e të cilëve turistë nga Serbia.

Kështu Era vazhdon të shtrijë ndikimin e saj dhe që t’i bëjë të gjithë të vallëzojnë shqip me muzikën e saj, madje edhe serbët.

https://www.instagram.com/p/BI1qLFshFQy/?taken-by=arnolldk