Mënyrë e pabesueshme të humbni kilogramët, por të mos ushtroni dhe të mos jeni të uritur
Nëse edhe ju bëni pjesë te personat të cilët nuk e duan palestrën, këto gjashtë mënyra, të cilat krijojnë kënaqësi, do t’ju ndihmojnë shumë që të digjni tepricën e kalorive
As që do të mund të imagjinoni se sa kalori në të vërtet mund të humbni gjatë aktiviteteve tuaja të preferuara, siç janë: blerja, gatimi, larja në vaskë të ngrohtë, qeshja dhe puthjet, transmeton Telegrafi.
Dhe nëse nuk jeni ithtar i palestrës ky propozim është i shkëlqyeshëm për ju. Nëse nuk keni zëvendësim për punën në ruajtjen e shëndetit, trupi juaj djeg numër të pabesueshëm kalorish derisa merreni me aktivitetet ditore.
Kënaquni në puthje të gjatë
Nëse puthjet vërtet janë të zjarrta, atëherë digjni edhe deri në dy kalori në minutë. Kontaktet intime shtojnë oksitocinën e cila ndihmon në uljen e nivelit të stresit, shtypjes së gjakut dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe mund t’ju ndihmojë të digjni 60 kalori çdo gjysmë ore.
Djegia e 120 kalorive për një orë = 20 minuta vrapim.
Provoni rroba
Provoni rroba nëpër dyqane, shëtisni nga dyqani në dyqan disa orë. Do të jeni të lodhur sikur të kishit ushtruar, ndërsa mund t’i digjni edhe 130 kalori për një orë, gjë që është sikur të kishit bërë 20 pompa.
Gatuani darkën
Pritni, imtësoni, përzieni dhe tundeni derisa jeni duke gatuar. Mos përdorni aparate.
Do të digjni midis 150 dhe 240 kalori, gjë që është njësoj sikur të vraponit gjysmë ore.
Qeshja e mirë
Hulumtuesit kanë zbuluar që 15 minuta qeshje stërvit muskujt e barkut tuaj, dhe bashkë me to ju ndihmon të largoni stresin dhe ju qetëson. Kështu do t’i digjni 160 kalori, që është njësoj sikur të kishit punuar gjysmë ore në kopsht.
Blini artikuj ushqimorë në markete
Derisa jeni duke shtyrë karrocën, ju në të vërtetë bëni ushtrime për duar, këmbë dhe torzo.
Gjithashtu, këto pjesë i ushtroni edhe derisa ngrini dhe ulni artikujt e rëndë.
200 kalori në blerje = 40 minuta lojë badminton.
Dushi i nxehtë
Dushi nuk është vetëm mjet për qetësim dhe pastrim trupi. Nëse temperatura e ujit është e lartë, do të digjni deri në 140 kalori, gjë që është e barabartë me 15 minuta not. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje