LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk është vetëm Juve për titullin e Series A’

‘Nuk është vetëm Juve për titullin e Series A’

Trajneri i kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura nuk mendon se Juventus nuk do të jetë e vetme për titull në Serie A, pasi me siguri mund të ketë disa surpriza.

Bianconerët kanë fituar Scudetton për pesë sezonet e fundit rresht, dhe këtë verë ata kanë i shtuar skuadrës së tyre futbollistë tjerë të rëndësishën si Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic dhe Medhi Benatia.


“Gjithkush thotë se Juventus janë nga një planet tjetër. Unë do të jem i kujdesshëm”, deklaroi Ventura nga qendra stërvitore e Trigorias.

‘Liga e Kampionëve, shumë e rëndësishme për Juven’
Lexo po ashtu ‘Liga e Kampionëve, shumë e rëndësishme për Juven’

“Edhe pse është e vërtetë se ata morën Higuain, por ata kanë humbur Pogban. Bianconerët morën Pjanicin dhe Benatian, por në ligën italiane, unë kurrë nuk kam parë një ekip të fitojë vetëm për shkak se ata kanë skuadër të fortë”.

“Me siguri do të ketë disa surpriza dhe ky do të jetë një sezon emocionues”, përfundoi ish-trajneri i Torinos. /Telegrafi/