Sikur në çdo sektor tjetër në Kosovë, edhe në atë të shëndetësisë ka korrupsion dhe dhënë mito (mit-marrje) për të kryer shërbime më të mira shëndetësorë.
Sistemi kosovar i kujdesit shëndetësor ballafaqohet edhe me disa sfida që e frenojnë atë në arritjen e qëllimit përfundimtar, të ofrimit të kujdesit cilësor dhe të qasshëm për qytetarët.
Kështu u tha sot gjatë publikimit të raportit “Rekomandimet e politikave për kujdesin shëndetësor në Kosovë”, të publikuar nga Qendra për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim (QHDP).
Hulumtuesja Julie Coleman, nga QHDP, theksoi gjatë prezantimit se si vend në zhvillim, burimet financiare të Qeverisë së Kosovës janë të kufizuara dhe shpenzohet më pak në kujdesin shëndetësor sesa në cilindo sektor tjetër.
Ajo tha se fatkeqësisht vetëm 15 për qind e popullatës janë të përfshirë në fondin e sigurimeve, kurse pjesa tjetër janë të obliguar të paguajnë nga të hyrat e tyre personale. Sipas Coleman pacientët janë të obliguar të ndajnë mjetet e tyre për trajtim jashtë vendit.
Ajo tha se 80 milionë euro janë shpenzimet e pacientëve kosovarë që marrin shërbime mjekësore jashtë vendit.
“Kujdesi shëndetësor është një e drejtë fondamentale e të drejtave të njeriut dhe është obligim i shtetit të sigurojë që qytetarët e tij të kenë qasje të gjithë kuptimtë në kujdesin shëndetësor. Dhe kur them të gjithë kuptimtë nënkuptoj jo të rezervuar vetëm për klasën elite dhe për ata që mund ta përballojnë kujdesin shëndetësor, por që kujdesi shëndetësor është i mundshëm për të gjithë qytetarët. Thelbësisht kujdesi shëndetësor është një e drejte për të pasur një popullatë dhe qytetarë të shëndetshëm, ngase sigurimi shëndetësor është shumë i lidhur me të drejtat e tjera dhe me elemente të tjera të sigurisë”, theksoi Coleman.
Nga Qendra për Hulumtime, Dokumentim dhe Publikim, Besa Kabashi-Ramaj tha se siguria njerëzore dhe kujdesi shëndetësorë nuk është i mirë, dhe për këtë janë adresuar disa rekomandime, në evitimin e problemeve në sistemin shëndetësor.
Ajo tha se publikimi ka për qëllim të bëjë rekomandim të politikave dhe të ndryshimit të politikave, çka do të kontribuonte pozitivisht në sigurinë shëndetësore në vend dhe në përmirësimin jo veç të problemeve institucionale, por edhe në përmirësimin e shërbimeve të cilat iu ofron qytetarëve të Kosovës.
“Siguria njerëzore shumë shpesh, edhe pse është temë e cila është relativisht e re dhe koncept i ri, adreson shtatë komponent të ndryshme, duke filluar nga siguria ekonomike, siguria shëndetësore, siguria ushqimore, siguria e ambientit, siguria personale dhe siguria në komunitet. Të gjitha këto, në fakt në mënyrë të tërthortë, i adresojnë shkaqet e problemeve të cilat vendi ynë po ballafaqohet çdo ditë. Duke përfshirë këtu edhe kërcënimet dhe rreziqet më të reja të sigurisë në vend me të cilat ballafaqohemi”, theksoi Kabashi-Ramaj.
Ajo ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore që t’i marrin më seriozisht këto të gjetura për evitimin e problemeve shëndetësore.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku tha se kanë në prioritet sistemin shëndetësor dhe kanë bërë investime për shërbime më të mira shëndetësore. Sipas tij, nga viti i ardhshëm do të fillohet me financimin e sigurimeve shëndetësore.
“Ne si ministri jemi të përgatitur që me krijua shërbime dhe me përmirës shërbimin që ka mundësi. Unë po përmendi një shembull, ne kemi Institutin Onkologjik në Prishtinë, dhe është ndërruar menaxhmenti, menaxhmenti i ri sot me më pak buxhet që ka, i mbulon mbi 90 për qind të kërkesave të pacientëve. Vetëm se është ndërruar menaxhmenti. Mirëpo me një hulumtim që e kemi bërë nga pesë-gjashtë klinika, ka dalë se planifikimi dhe shpenzimet janë në përputhje në 98 për qind të rasteve”, tha Sadiku.
Nga të pranishmit u tha se duhet të rriten investimet në sektorin e shëndetësisë për të pasur të sistem më të mirëfilltë në shëndetësi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha
Nuk ka raste të reja të gripit të shpendëve në Shqipëri, rikthehet normaliteti në tregtinë e vezëve dhe mishit
Mickoski: Qëndrimi im për Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por por ndërprerja e punimeve do ishe më e dëmshme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian