LAJMI I FUNDIT:

Stërvitje brutale të pjesës së poshtme të trupit: 25 ushtrime me shiritin mini-elastik!

Stërvitje brutale të pjesës së poshtme të trupit: 25 ushtrime me shiritin mini-elastik!

Skalitni këmbët tuaja shpejt dhe fort me ndihmën e këtyre 25 ushtrimeve, të cilat do të jenë më efikase nëse i bëni me shirit elastik.

Asnjë stërvitje për pjesën e poshtme nuk quhet e kompletuar pa ushtrime me shiritin e rezistencës, të cilën do ta vendosni midis gjunjëve apo nyjave, transmeton Telegrafi.


Ai do t’ju ndihmojë që të mobilizoni kërdhokullat, të aktivizoni gluteusin, të përmirësoni performancën dhe të reduktoni rrezikun nga lëndimet.

Shikojeni më poshtë videon dhe zbuloni 25 ushtrimet me shiritin e vogël elastik.

Do të shihni uljet galiç, shëtitjen, marshimin, urën, madje edhe disa ushtrime të izoluara për gluteus.

Para ushtrimit pasues për këmbë, zgjidhni ushtrimet të cilat do t’i bëni dhe do t’i zgjoni pjesët e trupit të cilat kanë qenë joaktive.

Atëherë 5 deri 10 minuta ngrohni kërdhokullat dhe këmbët.

Bëni 1 ose 2 seri nga 10 deri 20 përsëritje çdo ushtrim.

Gjithashtu mund të bëni përfundime prej 50 deri 100 përsëritje të një ushtrimi në fund të stërvitjes në mënyrë që të përfundoni stërvitjen tuaj. /Telegrafi/