LAJMI I FUNDIT:

Arrin në 17 numri i viktimave nga vërshimet në Maqedoni

Arrin në 17 numri i viktimave nga vërshimet në Maqedoni

Ka mbaruar mbledhja e Komitetit për ballafaqim me kriza dhe ata njoftojnë se është rritur numri i viktimave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha institucionet janë funksion. Po mundohen t’i ndihmojnë secilit që ka nevojë për ndihmë. Deri më tani u është ndihmuar më shumë se 1000 personave nga këto institucione. Deri tani janë vërtetuar 17 të vdekur, numri mund të rritet. Shpresojmë të mos jetë ashtu”, tha zëvendës-kryeministri Nikolla Todorov.

Në mëngjes u konfirmua numri i viktimave se ishte 15, gjashtë konsiderohen si të zhdukur ndërsa 22 të plagosur nga vërshimet./Telegrafi/


Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)