LAJMI I FUNDIT:

Musliu e quan akt terrorist sulmin ndaj Kuvendit

Musliu e quan akt terrorist sulmin ndaj Kuvendit

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, e ka cilësuar sulmin si “terrorist”, bazuar mbi dëshmitë që kanë mbetur në vendin e ngjarjes.

“Është sulmuar institucioni i Kosovës me mjete ushtarake ndër më të fortat, me predha hedhës, i cili në gjuhën ushtarake shërben për asgjësimin e mjeteve të blinduara, por edhe për objekte të forta dhe bunkerët. Vet përgatitja, logjistika implementimi dhe tërheqja i përmbush të gjitha elementet ligjore për t’u quajtur akt terrorist”, tha Musliu në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

10 mijë euro shpërblim për informata lidhur me sulmuesit e Kuvendit
Lexo po ashtu 10 mijë euro shpërblim për informata lidhur me sulmuesit e Kuvendit

Musliu tha se, pavarësisht autorëve dhe motiveve, është çështje e policisë dhe prokurorisë dhe së fundi edhe e gjykatave që të tregojnë “efikasitet dhe sa më shpejt ta zbardhin rastin” për të mbyllur “manipulimet e mundshme të grupeve të ndryshme të interesit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”. /Telegrafi/


Të gjitha lajmet nga Shpërthim te Kuvendi i Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shpërthim te Kuvendi i Kosovës