LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse telefoni i lëvizshëm u quajt celular

Arsyeja pse telefoni i lëvizshëm u quajt celular

Deri në vitet 70 fjala celular nuk kishte fare të bënte me elektronikën apo telefoninë.

Mes përdorimeve të zakonshme, përveç atyre referuar qelizave (biologjike), ishte ai i furgonit të policisë për transportin e të burgosurve.

Fjala filloi të përdorej për telefonin e lëvizshëm në 1979, kur “The Bell System Technical Journal”, një revistë që shkruante për zhvillimet teknologjike, publikoi një artikull të titulluar “Koncepti i celularit” nga V.H. MacDonald.


Aty përshkruhet skema e një rrjeti telefonik të lëvizshëm që përbëhet nga qeliza, me mekanizmat elektronikë të vendosur në një distancë precize nga njëri-tjetri.

Në këtë mënyrë sinjali qëndronte konstant edhe kur telefoni lëvizte. Por shpikja e skemës kishte ndodhur më parë.

Qelizat

Sistemi u vu në punë në 1947 nga Douglas H. Ring dhe W. Rae Young, inxhinierë në “Bell Labs”, që dizajnuan një rrjetë me mekanizma elektronikë që e quajtën “skema celular”, sepse çdo mekanizëm elektronik me zonën e vet të mbulimit i ngjante një qelize biologjike.

Një rrjet i konceptuar kaq mirë, në praktikë, lejonte që telefonatat të zhvendoseshin nga një qelizë të tjetra, duke ndenjur në të njëjtin kanal.

Kjo është arsyeja se përse në fund, telefonat e lëvizshëm që përdorin rrjetë pa tela, u quajtën celularë.

Kurioziteti

Telefonata e parë me celular u bë në rrugët e Nju Jorkut më 3 prill të 1973-it, nga Martin Cooper, shpikësi i telefonit të lëvizshëm “AT & T”.

Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të telefonoj nga një telefon celular, një telefon i vërtetë celular, një pajisje e lëvizshme që mbahet në dorë, një telefon celular prej vërteti”, rrëfeu Cooper-i.

Për të bërë atë telefonatë që hyri në histori përdori një aparat “Dyna-Tac” të peshës 1,3 kg, i pajisur me një bateri që mbante vetëm 30 minuta. /GSH/

Në trend Teknologji

Më shumë
Padi nga disa shtete në SHBA për TikTok, për 'shkatërrim' të shëndetit mendor të adoleshentëve

Padi nga disa shtete në SHBA për TikTok, për 'shkatërrim' të shëndetit mendor të adoleshentëve

Teknologji
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Teknologji
Shtohet S24 FE në serinë Galaxy S24: Një përvojë premium që i bën aftësitë e plota të AI të Galaxy të arritshme për më shumë përdorues

Shtohet S24 FE në serinë Galaxy S24: Një përvojë premium që i bën aftësitë e plota të AI të Galaxy të arritshme për më shumë përdorues

Teknologji
Zgjeroni botën tuaj me Galaxy AI

Zgjeroni botën tuaj me Galaxy AI

Teknologji
Përdoruesit e Apple Watch thonë se ky aplikacion u dha atyre një paralajmërim përpara se të sëmureshin

Përdoruesit e Apple Watch thonë se ky aplikacion u dha atyre një paralajmërim përpara se të sëmureshin

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Kalo në kategori