LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të karakterizojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të paraqiten kushtet e motit në të gjithë zonën malore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin verior, i cili do të ketë vranësira dhe shira të izoluar. Gjatë natës, moti i qëndrueshëm do të jetë prezent në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme të ditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor.


Kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët. /Telegrafi/