LAJMI I FUNDIT:

Defekti elektrik i merr jetën një të riu nga Gostivari

Defekti elektrik i merr jetën një të riu nga Gostivari

Rryma elektrike ka qenë shkaktare e vdekjes së një të riu 26 vjeçar nga Gostivari. Jozyrtarisht, Telegrafi Maqedoni mëson se V. P ka qenë duke u pastruar në banjo, kur edhe ka ardhur deri te defekti elektrik.

Ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ndërkaq fqinjët kanë arritur të zbulojnë se në banesën e tij diçka ka ndodhur. Pasi që kanë hapur derën, kanë gjetur trupin e pajetë të 26 vjeçarit./Telegrafi/