LAJMI I FUNDIT:

Berisha e nis me gol sezonin e ri (Video)

Berisha e nis me gol sezonin e ri (Video)

Besart Berisha e nis me gol sezonin e ri në futbollin australian.

Sulmuesi shqiptar i hapi rrugën suksesit 3-1 të Melbourne Victory në fushën e Newcastle Jets, duke bërë që skuadra e tij të kualifikohet në raundit e 1/8-ave të Kupës së Australisë, trofe i të cilit ekipi nga Melbourne është kampioni në fuqi.


Berisha gjeti golin në minutën e pestë të sfidës, pasi devijoi saktë me kokë drejt rrjetës, pas harkimit të Ben Khalfallah. Por, sulmuesi shqiptar ishte i pafat, pasi për shkak të një dëmtimi u detyrua ta mbyllte ndeshjen përpara kohe, duke u zëvendësuar në të 28-ën, transmeton SuperSport.

Berisha triumfon përballë Juventusit (Video)
Lexo po ashtu Berisha triumfon përballë Juventusit (Video)

Jets rikthyen baraspeshën me Wayne Brown sapo nisi fraksioni i dytë i sfidës, por festa e vendasve zgjati fare pak. Melbourne kaloi sërish në avantazh në të 54-ën, pas 11 metërshit të ekzekutuar nga Oliver Bozanic.

Rezultati përfundimtar 3-1 u vulos nga George Howard, tre minuta përpara fundit të ndeshjes. Përveç festës së fitore në radhët e Victory mbetet edhe ankthi për gjendjen e Besart Berishës.

Klubi është në pritje të ekzaminimeve më të detajuara rreth problemit muskulor të sulmuesit, që me formën e paraqitur prej ndeshjes së parë konfirmoi se do të jetë një prej protagonistëve të sezonit të ri, ku Melbourne Victory synon të mbrojë titullin e Kupës, por edhe të shpallet kampion i Australisë.

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori