Jamal Al Mawed, menaxher i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit për rajonin e Lindjes së mesme, Azisë qendrore, Kaukazit dhe Amerikës Jugore në Rolls RoyceMotor Cars është një ndër folësit kryesor në Marketing Kingdom Skopje, eventi më i madh për marketing në Maqedoni që do të mbahet më 30 shtator në Aleksandar Palace në Shkup.
Al Mawed gjatë punës së tij si menaxher i Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit për rajonin e Lindjes së mesme, Azisë qendrore, Kaukazit dhe Amerikës Jugore në Rolls RoyceMotor Cars kujdeset për komunikimin e brendeve të Rolls Royce në katër kontinente dhe mbulon detyrën e tij në disa gjuhë. Al Mawed ka origjinë nga Palestina dhe Britania, flet gjuhën angleze dhe arabe me të cilat shërbehet çdo ditë në punë duke u kujdesur që brendi i Rolls Royce të përgjigjet në kërkesat dhe nevojat e klientëve në çdo moment.
Ai ka përvojë pune në Marrëdhëniet me publikun në 20 shtete. Al Mawed është edhe juri në konferencën vjetore të Shoqatës për Marrëdhënie me publikun për Lindjen e Mesme (Middle East Public Relations Association (MEPRA) dhe folës në ‘Arab Luxury Forum PR Awards’, folës mysafir në disa universitete ndërsa në vitin 2010 ai ka fituar çmimin vjetor “Komunikuesi më i ri” (MEPRA ‘Young Communicator of the Year Award’).
Telegrafi është ulur të flas me Jamal Al Mawed dhe ka kërkuar nga ai që të na jep 5 këshilla për profesionistët e komunikimit dhe marketingut.
Jamal Al Mawed i sugjeron profesionistët e komunikimit dhe marketingut me këto 5 këshilla:
1.”Gëlltit” në maksimum median të cilin e përdor
Lexo, shiko, ndjek dhe vështro mënyrat se si punon media përpara se ta përdorni atë për ta shpërndarë mesazhin tuaj. Nuk mundet që të punoni me një gazetar rreth brendit tuaj nëse nuk ia keni lexuar të gjithë artikujt, publikimet apo storiet e gazetarit nga i cili pret që të ju shpërndaj mesazhin. Gjithashtu ju nuk mund të punoni me një influencues apo nxitës debati nëse ju nuk e ndjekin atë në rrjetet sociale. Nëse doni të kapni një publikë atëherë ju duhet të bëheni pjesë e asaj publike. Nëse jo tërësisht atëherë vetëm në pikat kyçe.
2. Fillo menjëherë punën me rrjetet sociale
Edhe nëse nuk i pëlqeni rrjetet sociale, mënyra se si bota ka ndryshuar dhe si i përdor rrjetet sociale në 5 vitet e fundit tregon qartë se ju duhet të jeni pjesë e ‘’lojës’’. Ju duhet patjetër të jeni aktiv në mediat e reja (Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat dhe YouTube) nëse planifikoni të mobilizoni mundin tuaj për të rritur efikasitetin e brendit tuaj.
3. Bisedo me njerëzit
Njerëzit ndikohen nga referimet e njerëzve tjerë, më shumë se çdo mënyrë tjetër e promovimit. Referimet e njerëzve vijnë nga ‘’fjala e gojës’’. Ju duhet të flisni me tipe të ndryshme njerëzish rreth temave të ndryshme për të kuptuar se si funksionon ‘’fjala e gojës’’ për të inspiruar veten dhe tjerët nga këndvështrime të ndryshme. Inspirimi mund të vijë nga vende të ndryshme nëse ju mësoheni si të dëgjoni me kujdes dhe në mënyrë të duhur.
4. Mos e injoroni shkencën
Ju mund të bëheni komunikues i mirë duke lexuar dhe mësuar rreth Psikologjisë së sjelljes, Analiza vizuale, Shkencat politike për Filozofinë dhe tema tjera të ndërlidhura. Ka disa disciplona që ushqejnë artin e komunikimit, formulimin e strategjive dhe ndikimin tek njerëzit. Duke i kuptuar këto lëmi ju fitoni mprehtësi dhe keni më shumë përparësi se konkurrenca.
5. Praktikoni fjalime publike
Nëse planifikoni të kapni majat e Marrëdhënieve me publikun, juve do të ju duhet të dilni para një audience, para kamerave apo thjeshtë para kolegëve për t’i bindur për një ide, juve do të ju duhet të mbani fjalim. Edhe nëse i mendoni fjalimet si makth, ju duhet ta dini se komunikimi masiv është formë e komunikimit me masën.
Marketing Kingdom Skopje organizohet nga P World, kompani kreative ndërkombëtare që organizon evente luksi për biznes në 30 shtete të botës. Edicioni i parë i Marketing Kingdom u organizua në mars të vitit 2011 dhe nga atëherë është mbajtur edhe në 14 shtete të ndryshme duke përfshirë këtu shtete si Islanda, Egjipti, Jordani, Maroko dhe Azerbaijxhani. Telegrafi është partner medial i këtij eventi.
Për më shumë informacione dhe çmimet për pjesëmarrje në Marketing Kingdom Skopje, ju lutemi vizitoni uebsajtin zyrtarë KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj