Dy persona u shpëtuan nga një gropë gjigante që u hap në qytetin kinez të Zhengzhou, ndërsa dy të tjerë mbeten të zhdukur.
Ajo që nisi si një çarje në rrugën pas një shiu të fortë të hënën në mbrëmje, u hap edhe më shumë duke gllabëruar pjesën me bar aty afër si dhe duke tërhequr disa trotuare përreth, përcjell Telegrafi.
Derisa disa nga kalimtarët, kuriozë me pamjet, tentuan të bënin fotografi, papritmas katër prej tyre ishin “tërhequr” nga gropa, së bashku me tri vetura, sipas medieve lokale.
Si rezultat, një burrë 36-vjeçar dhe një grua 21-vjeçare u nxorën nga gropa gjigante.
Përkundër kësaj, po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimet e emergjencës nuk kanë qenë në gjendje për të gjetur dy këmbësorë të mbetur, njëri prej të cilëve është kuptuar të jetë fëmijë.
Pamjet e shpëtimit tregojnë një grup njerëzish që përpiqen për të ndihmuar njërin për të dalë nga vrima duke përdorur një litar – një shkollë aty pranë gjithashtu është evakuuar për arsye sigurie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251