LAJMI I FUNDIT:

Si u rrëzuan mbretërit e krimit: Këta janë 10 lordët më të famshëm të drogës (Foto)

Si u rrëzuan mbretërit e krimit: Këta janë 10 lordët më të famshëm të drogës (Foto)

Operojnë krejtësisht në tregje të tjera të cilat, nuk kanë asnjë lidhje me ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për drogën. Bosët e tyre edhe pse në fshehtësi kanë arritur të kenë sukseset e tyre duke shtënë në dorë një sasi marramendëse parash, të cilat arrijnë në miliarda dollarë.

Ata kontrollojnë pothuajse, krejt tregun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë pikë lufta e policisë ndaj këtij biznesi të jashtëligjshëm dhe fitimprurës, duket se nuk ka luajtur ndonjë rol të madh.


Sigurisht zotët e drogës kanë një origjinë dhe fundin e një historie e cila nuk ka se ku të fillojë ndryshe, përveç se në Amerikën e Jugut. Atje kanë filluar të krijohen edhe grupet që më pas të kthehen në kartele.

Gazeta britanike The Telegraph ka renditur dhjetë baronët më të famshëm të drogës dhe si janë rrëzuar ata.

10) Frank Lucas

Vendi ku operonte: SHBA

£££-Frank-Lucas

Rënia: Shtëpia e tij u bastis në vitin 1975 ku më shumë se gjysmë-milioni dollarë u gjetën në vendngjarje. Lucas u arrestua dhe më vonë u dënua me 70 vjet burg për më shumë se 100 akuza në lidhje me drogën.

Shpërndarësi i heroinës dhe bosi i krimit të organizuar operonte në Harlem gjatë fundit të viteve 60’ dhe fillimit të viteve 70’. Lucas i ruante mallrat e tij nëpër arkivolet e amerikanëve të vdekur.

Karriera e tij është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me filmin “American Gangster” me Denzel Uashington.

9) Christopher Coke

Vendi ku operonte: Xhamajkë

chrdudcok2506

Rënia: Coke u arrestua gjatë një postblloku ndërsa ishte i veshur si grua, përpara vetë-dorëzimit në polici. Mbreti xhamajkan i drogës dhe lideri i bandës Shower Posse thuhet se ka ndërtuar një pasuri prej 30 bilionë dollarësh përpara arrestimit në 2010-n.

Coke shkonte në shkollë me fëmijët e elitës politike në vend, përpara se të merrte kontrollin e bandës së babait të tij.

Ai u bë lideri i Kingtson’s Tivoli, duke u shpërndarë para të varfërve të zonës, duke krijuar vende punësimi dhe ngritur qendrat e komunitetit ndërsa eksportonte sasi të mëdha marijuana dhe kokaine në SHBA.

8) Griselda Blanco

Vendi ku operonte: SHBA

griselda-blanco

Rënia: E ashtuquajtura “Kumbara e Kokainës” me metodat e saj të dhunshme ka shkaktuar një numër të pafundmë viktimash. E pamëshirshme e brutale, Blanco-s i pëlqente të vishej sipas modës, i pëlqente të tymoste dhe të jepte urdhra për vrasje me gjakftohtësi të plotë.

Ajo është përgjegjëse për 200 vrasje, përfshi këtu edhe vrasjen e një fëmije 2-vjeçar. Blanco u burgos me 20 vjet.

Ajo vazhdoi biznesin e saj të kokainës pas hekurave dhe u lirua në vitin 2004. 2 javë pas daljes, Blanco u vra nga dy motoristë – një metodë vrasje që ajo e kishte praktikuar shpesh.

7) Rick Ross

Vendi ku operonte: SHBA

NEW YORK, NY - NOVEMBER 15: Rick Ross backstage at the Beacon Theatre on November 15, 2013 in New York City. (Photo by Johnny Nunez/WireImage)

Rënia: Në vitin 1996, Ross u detyrua nga partneri të shiste 100 kg kokainë tek një agjent i fshehtë i DEA-s Gjatë kulmit të shpërndarjes së drogës në Los Anxheles gjatë viteve 1980, thuhet se ai ka shitur kokainë me vlerë 3 mln dollarë çdo ditë. Operimet e Ross arritën deri në 400 kg kokainë në javë përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm. Ai konsiderohet përgjegjës i epidemisë së kokainës në SHBA.

6) Arturo Beltran Leyva

Vendi ku operonte: Meksikë

arturo-beltran-leyva

Rënia: Pasi i shpëtoi tentativës për vrasje nga disa zyrtarë në festën e Krishtlindjeve të organizuar nga vetë ai në 2009, “Bosi i Bosëve” u vra nga Inteligjenca Meksikane një javë më vonë pas një përballjeje me armë zjarri që zgjati 90 minuta. Lideri i organizatës trafikuese të drogës meksikane Beltran Leyva Cartel, është përgjegjës për prodhimin, transportimin dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës. Banda e tij është fajësuar për qindra raste vrasjesh, torturash, rrëmbimesh, kontrabandë njerëzore dhe pastrim parash.

5) Felix Mitchell

Vendi ku operonte: SHBA

mitchel

Rënia: Pseudonimi i Felix-it ishte “Macja”. Ai u qëllua me thikë dhe u vra dy vite pasi vuante dënimin e tij me burg. Ai u bë lider i “Bandës 69” direkt pasi la shkollën. Felix Wayne Mitchell njihet si operuesi i parë i drogës në shkallë të gjerë. Pseudonimin e mori nga filmi vizatimor “Felix the Cat”, ky djalosh tregoi zotësi dhe u bë shumë popullor mes të rinjve. Felix i punësonte të rinjtë si shpërndarës të vegël dhe informatorë të drogës. Mijëra vendas dolën në rrugë në shenjë respekti gjatë funeralit të tij në vitin 1986. Ky funeral u krahasua me atë të Martin Luter Kingut.

4) Khun Sa

Vendi ku operonte: Burma

Khun-Sa

Rënia: Iu dorëzua qeverisë së Burmas, por kur ata refuzuan ta ekstradonin atë, Khun Sa jetoi një jetë luksoze deri kur vdiq në vitin 2007. Në vitet ’60, kryelordi i Burmas, së bashku me një ushtri prej 800 burrash, filloi të kultivonte një perandori opiumi në xhungël. Khun Sa është i njohur si trafikanti më pjellor i kokainës në botë, duke prodhuar 1/3 e furnizimeve botërore.

3) Amado Carrillo Fuentes

Vendi ku operonte: Meksikë

amado_carrillo

Rënia: “Zoti i Qiejve” u vra aksidentalisht nga kirurgët plastikë në vitin 1997 ndërsa po bënte disa operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij. Fuentes ishte një biznesmen diplomatik dhe i rafinuar.

Ai e mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj.

Qëllimi i tij ishte të transportonte 4 herë më shumë kokainë në Amerikë se rivalët e tij trafikantë.

Operimet e Amados u bënë në një shkallë aq të gjerë saqë u bë trafikanti më i kërkuar në botë.

Në muajt përpara vdekjes së tij, DEA e ka përshkruar si trafikantin më të fuqishëm të drogës në këtë epokë, dhe shumë analistë kanë mbështetur faktin se përfitimet nga trafiku i drogës i afroheshin shifrës marramendëse prej 25 miliard dollarësh duke e bërë njeriun më të pasur në botë.

2) Pablo Escobar

Vendi ku operonte: Kolumbi

pablo-escobar-3

Rënia: Ndërsa Policia Kombëtare Kolumbiane e ndiqte në vitin 1993, i kërkuari u përpoq të arratisej nga çatitë e shtëpive të fqinjëve, por u qëllua për vdekje.

Narko-terroristi dhe lordi kolumbian i drogës u shpall nga revista Forbes në vitin 1989 si njeriu i 7 më i pasur në botë.

Me një pasuri personale prej 25 bilionësh dollarë, mbreti i pamëshirshëm thuhet se kontrollonte 4/5 të tregut botëror të kokainës. Një familjar që përjetoi një karrierë të shkurtër politike, Pablo Escobar ishte përgjegjës për kontrabandën e 15 ton kokaine në ditë në Amerikë. Fushata e tij kundër shtetit, rezultoi me vrasjen e 30 gjykatësve, mbi 400 oficerë policie, dhe shpërthimit e avionit Avianca 203, që mbante kryeministrin e asaj kohe.

Pas vdekjes së Eskobarit, kartelli Mendelin u copëzua dhe tregu i drogës shumë shpejt u dominua nga karteli rival i Cali-t, deri në fund të viteve ’90, kur liderët e tyre u vranë apo u kapën nga forcat e qeverisë.

Megjithatë emri i tij vazhdon të përflitet edhe aktualisht ndodhet në top listën e trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë.

1) El Chapo Guzman, “Steve Jobs i kokainës”

el chapo

Joauqin “El Chapo” Guzman, tashmë një personazh pothuajse mitik në Meksikë, ka në CV-në e tij dy arratisje nga burgu. Njëra më 11 korrik 2015, tjetra vitin 2001 në një karrocë lavanderie, ai shmangu autoritetet për më shumë se 10 vjet.

Me arratisjet, drejtimin e kartelit dhe pasurinë ai është kthyer në një legjendë.

Është i pushtetshëm, thonë njerëzit, sa mund të korruptojë këdo. Kishte aq shumë besnikë rreth vetes, sa që sa herë ishte afër rrezikut, arrinte t’i shmangej. Ishte aq i patrembur sa që mund ta jetonte jetën e tij pa shqetësimin se mund ta kapnin.

Ai është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në botë në revistën Forbes.

Pas arratisjes së tij të fundit, figura e tij u kthye në idhull, dhe janë kënduar edhe këngë për të.

Perandoria multi-miliardere

Guzman lindi në Badiraguato, Sinaloa, në një kohë kur tregtia e drogës po evoluonte, dhe ai filloi karrierën e tij duke punuar për lordin e fuqishëm të drogës, Miguel Angel Felix Gallardo, sipas një biografie të revistës TIME.

Ai themeloi kartelin e tij në vitin 1980, sipas TIME. Perandoria e tij e drogës u bë më e fuqishmja në Meksikë, Karteli i Sinaloas. Karteli i tij ishte vdekjeprurës, thotë autoritetet. Guzman e rrethonte veten me roje të pamëshirshëm dhe perandoria e tij globale e drogës furnizonte me marijuanë, kokainë dhe heroinë rrugët e Shteteve të Bashkuara.

Sipas aktakuzave të SHBA-së, ai është akuzuar se ka përdorur vrasës për ruajtjen e kontrollit të organizatës së tij. Në Meksikë, forca e organizatës së tij bëri që të shkaktoheshin shumë luftëra droge ku mbetën të vrarë mijëra bashkatdhetarë të tij.

Miti i Robin Hood

Legjenda e Guzman u rrit shumë kur ishte në kërkim herën e fundit nga autoritetet. U hapën shumë histori për të që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante.

Ideja se mund të ishte një lloj Robi Hood-i e ndihmoi personazhin e Guzman ndërsa përpiqej të shmangte arrestimin, thotë Skot Stjuart. Guzman njihet për mos hezitimin në përdorjen e dhunës kur t;i leverdiste atij, dhe për të korruptuar zyrtarët që i zinin rrugën.

Pasi u arrestua sërish vitin e kaluar, një thënie lapidare u tha në rrjetet sociale: “Mos u lodhni kaq shumë,” shkroi një person në Twitter, “ai do të arratiset sërish”./ Përgatiti: Tirana Observer/