LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk është i kënaqur me cilësinë e jetës në Maqedoni (Video)

Askush nuk është i kënaqur me cilësinë e jetës në Maqedoni (Video)

Me koeficient prej 42,9 Maqedonia është në vendin e fundit në Evropë për nga cilësia e jetesës. Këtë e ka treguar hulumtimi i kompanisë konsulente për menaxhment global “Boston Consulting Group”, e cila bën matjen e 44 indikatorëve kyç për jetesë cilësore. Një pjesë e qytetarëve thonë se në Maqedoni mungojnë shumë gjëra për jetë cilësore. Për një pjesë kushtet momentale të jetesës janë të mira, njofton Alsat-M.

A ka jetë cilësore në Maqedoni?
“Për dikë ka, varet për kë, nuk është njëjtë për të gjithë”.
“Mungojnë shumë gjëra”.
“Mungon jeta cilësore, nuk mund të planifikosh…”.
“Sepse nuk ka punë, korrupsion…”.
“Vetë e shihni sa jemi të kënaqur. Kohëve të fundit po shënon rënie standardi i popullatës, deri kur kështu as vetë nuk e dimë”.
“E para, gjendja politike nuk është e mirë, e dyta, financat, kushtet ekonomike nuk janë në rregull”.

Koeficienti është nxjerrë në bazë të 44 indikatorëve, ndër të cilat BPV-ja për kokë banori, shkalla e papunësisë, inflacioni, përhapja e sëmundjeve, jetëgjatësia, liria e mediave si dhe lufta kundër korrupsionit. Të gjithë këto ndahen në tre grupe – Ekonomi, investime dhe qëndrueshmëri. Për kategorinë e ekonomisë ku mes tjerash bëjnë pjesë BPV-ja për kokë banori dhe papunësia, vendi është vlerësuar me 30,7 që është më keq se 46,5 nga vlerësimet paraprake. Në pjesën e investimeve në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, koeficienti është 59.6 për dallim nga 34,4. Në grupin e qëndrueshmërisë gjegjësisht luftës kundër korrupsionit, shoqërisë civile dhe ambientit jetësor, Maqedonia është vlerësuar me 45, që është më pak se vlerësimi i mëparshëm prej 53,6. Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia ka koeficient më të ulët për cilësinë e jetës ndërsa koeficientin më të mirë prej 61,3 e ka Kroacia.


Koeficienti i cilësisë së jetës
Maqedonia – 42,9
Mali i Zi – 43,3
Bosnja dhe Hercegovina -48,5
Shqipëria – 50
Serbia – 53,7
Kroacia – 61,3

Në suaza botërore, jetë më cilësore kanë qytetarët e Norvegjisë, Suedisë, Holandës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, ndërsa kushte më të këqija për jetesë ka në Iran, Pakistan, Guatemal, Jemen, dhe Zimbabve./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LQWNUbsOrK0

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori