Deklaratat e Donald Trump për vjedhjen e zgjedhjeve, të cilat nuk janë vërtetuar nga asnjë dëshmi, mund të dëmtojnë fushatën tradicionale të qetë dhe të rrezikojnë idenë e procesit fer demokratik, shkruajnë mediat e huaja.
“Për të qenë i sinqertë, kam frikë se zgjedhjet do të manipulohen”, ka thënë Trump në Columbus, Ohio, dhe ka shtuar se “më shumë dhe më shpesh dëgjohet se zgjedhjet nuk do të jenë fer” – pa dhënë ndonjë hollësi.
Trump, përcjell Telegrafi, këtë pretendim e ka bërë pas dyshimeve të para se demokratët e kanë përshtatur sistemin e tyre të zgjedhjeve në mënyrë që Hillary Clinton të fitojë ndaj kundërkandidatit tjetër Barney Sanders.
Trump gjithashtu ka bërë një “vlerësim” për dy kandidatët demokratë. Sipas tij, “Hillary Clinton është djalli” dhe se sipas tij, Sanders “bëri një marrëveshje me djallin”.
E këtë deklaratë, siç përcjellin mediat e huaja, nuk ka dashur ta komentojë Hillary Clinton.
Biznesmeni amerikan, tashmë është i njohur për teoritë e shumëllojshme konspirative, përcjell Telegrafi.
Më parë ai kishte thënë se Presidenti Barack Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara, dhe se babai i senatorit Ted Cruz ishte i përfshirë në vrasjen e John F. Kennedy.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në 8 nëntor, pasi zgjedhjet do të manipulohen. Shpresoj se republikanët do të arrijnë të monitorojnë me kujdes procesin, përndryshe zgjedhjet do të jenë të vjedhura”, ka thënë Trump. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qmXofeduVoo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze
Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone
Të paktën dy të vrarë dhe të tjerë të zhdukur pas një sulmi rus në Kharkiv
"Ata vranë burrin tim", alarmon eurodeputetja italiane pasi burri i saj gjendet i vdekur
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë