Kryeministri Isa Mustafa, vuri sot gurthemelin e punimeve për ndërtimin e urës në fshatin Plemetin të Obiliqit, e cila lidh shumë fshatra.
“Komuna ka kohë që ka bërë kërkesë për ndërtimin e kësaj ure që lidh Plemetinin dhe fshatrat andej Sitnicës. Unë shpresoj që me këtë do të përmirësohet gjendja, do të shfrytëzohen tokat të cilat janë atje, do të shkurtohet rruga për të gjithë fshatarët që jetojnë andej lumit”, tha kryeministri.
Qeveria sipas tij, do ta marrin mbi vete që në të ardhmen të ndërtohet edhe rruga pasi që vetëm me urën nuk zgjidhet problemi, por fillon zgjidhja e këtij problemi. “Komuna e Obiliqit meriton përkrahje të Qeverisë dhe qytetarët e kësaj Komune meritojnë që edhe ata të jetojnë në kushte normale, të shfrytëzojnë tokat e tyre, të shfrytëzojnë këtë hapësirë shumë të mirë dhe së bashku me KEK-un t’i zgjidhin edhe disa probleme të cilat po duken këtu se kanë mbetur, që me një mirëkuptim më të madh në mes të Komunës, KEK-ut por edhe të Qeverisë, të zgjidhen këto probleme të qytetarëve”, tha Isa Mustafa.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se vendosja e gurthemelit për ndërtimin e urës është i kamotshëm dhe shumë i pritshëm për banorët e Komunës së Obiliqit.
Po ashtu, ai tha se mungesa e kësaj ure ka mbajtur të ndarë një pjesë të madhe të banorëve dhe të gjitha fshatrave të Ortakollit, e në veçanti fshatrat e Komunës së Obiliqit, të cilat s’kanë mundur të lëvizin që nga paslufta. “Falënderojmë shumë Ministrinë e Infrastrukturës, Kryeministrin për pjesëmarrje në gurthemel dhe për investimin në këtë urë. Mbesim me shpresë që edhe pjesët tjera, projektet tjera t’i vazhdojmë për të plotësuar urën. Faleminderit kryeministër”, tha kryetari Gashi.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se kostoja e ndërtimit të kësaj ure do të jetë përafërsisht 340 mijë euro dhe do të ndërtohet për një vit kalendarik. “Ura ka dy pjesë, pjesa e parë i ka 70 metra, ndërsa pjesa e dytë i ka 10 metra, e gjerë 5 metra dhe në të dy anët do të ketë trotuare nga një metër e gjysmë”, tha ministri Zharku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPunë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori
A ateroi “Air Serbia” në Aeroportin e Prishtinës?
Hekurudhat e Kosovës me program kontabiliteti të para 23 viteve
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United