LAJMI I FUNDIT:

Nicky Romero: Mezi pres që të kënaq publikun e Ballkanit (Foto)

Nicky Romero: Mezi pres që të kënaq publikun e Ballkanit (Foto)

DJ i mirënjohur Nicky Romero sonte do të performojë para publikut në Ohër në kuadër të projektit “Ohri Calling” i organizuar nga Avalon Production. Telegrafi ju prezenton ekskluzivisht intervistën me Nicky Romero, i cili flet për koncertin sonte, mënyrën se si e ka filluar karrirën dhe përparësitë dhe mangësitë e të qenit i famshëm.

Telegrafi: Nicky, ti sot do të performosh në Maqedoni për herë të parë. Çka pret nga ky shou sonte në Ohër?
Nicky Romero: Mezi pres të lëshoj muzikë para publikut sonte.


Telegrafi: A mund ta publikosh listën e këngëve për Telegrafin?
Nicky Romero: Nuk do të preferoja… Duhet të vini ta shihni dhe ta shijoni festën!

Telegrafi: Na trego pak për karrierën tënde. Si u bë Nicky Romero kaq i famshëm?
Nicky Romero: Kam filluar karrierën duke punuar në një klub në Holandë. Kam punuar gjithçka, që nga banakieri por edhe roje te dera. U mahnita nga puna e DJ në atë klub dhe më habiste fakti se si luajnë dhe kënaqen mysafirët me festën që ai e krijonte. Menjëherë mu shtua dëshira se edhe unë dua të bëhem si ai dhe t’i bëj njerëzit të kënaqen dhe festojnë. Ai u tregua i mirë me mua dhe më dha mundësinë që të lëshoj muzikë për 30 minuta. Nga ai moment e dija që unë nuk dua gjë tjetër pos kësaj. Fillova të punoj shumë dhe mësova gjithçka. Isha me fat që takova David Guettan, i cili u shndërrua në mbështetësin tim më të madh.

Telegrafi: Në vitet e kaluara në Maqedoni kemi pasur yje si Tiesto, David Guetta, Paul Oakenfold, Paul Van Dyk dhe tjerë. Ti ke marrëdhënie të mira me gjithë këta. A të kanë treguar diçka për publikun e Maqedonisë?
Nicky Romero: Nuk kemi diskutuar diçka në veçanti, por jam i sigurt se ju keni publik perfekt.

Telegrafi: Ju jeni një DJ i shumëkërkuar dhe jeni në listën e DJ më të mirë sipas top listës prestigjioze DJ Mag. Cilat janë pozitivet dhe negativet e të qenurit i famshëm?
Nicky Romero: Mendoj se kjo rrugë ka të mirat dhe të këqijat. E mira është se udhëton nëpër botë dhe sheh vende të mrekullueshme dhe fiton përvojë nga kultura të ndryshme, dhe në anën tjetër është praktikë e lodhshme se çdo herë jam në lëvizje nga një pjesë në tjetrën pjesë të botës. Është shumë rëndë të jesh larg shoqërisë dhe familjes për një kohë shumë të gjatë.

Telegrafi: Cili është inspirimi juaj dhe idhulli yt në muzikë?
Nicky Romero: Do të dëshiroja të punoj me Chris Martin nga Coldplay, ai është inspirim për mua.

Telegrafi: A ke ndonjë porosi për fansat që i ke në Maqedoni?
Nicky Romero: Po kam, Maqedoni- Hajde të fillojmë festën 😉

Telegrafi është partner medial i Avalon që e sjell Nicky Romeron në Maqedoni.

Romero sonte e ka koncertin e parë në Maqedoni në kuadër të fushatës “Ohrid Calling’’, e cila organizohet si vazhdim i koncerteve të Avalon në Shkup me moton “Skopje Calling” ku performuan David Guetta, Ricky Martin, John Newman, Era Istrefi dhe shumë artist tjerë. /Telegrafi/

Nicky Romero 1

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori