Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave për muajin qershor 2016. Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë prej 216.8 milionë eurosh, ose për 4.5 për qind në muajin qershor 2016 krahasuar me deficitin prej 207.6 milionë eurosh të periudhës së njëjtë të vitit 2015.
“Eksporti mbulon importin me 12.3 për qind. Eksporti i mallrave në muajin qershor 2016 kishte vlerën 30.3 milionë euro, ndërsa importi 247.2 milionë euro, ku është një rënie prej (-0.3-përqindësh) për eksport dhe një rritje prej 3.8-përqindësh për import krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015”, është thënë në raportin e ASK-së.
Sipas këtij raporti, sa iu përket të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 33.2 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 27.4 për qind e përbëjnë produktet minerale; 8.6 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.4 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.6 për qind e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 3.7 për qind e përbëjnë produktet bimore; 3.7 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.7 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.7 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj. Kurse, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.1 për qind të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.8 për qind e përbëjnë produktet minerale; 8.5 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.3 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.7 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 6.7 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.4 për qind e përbëjnë produktet bimore etj.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6.5 milionë euro, ose rreth 21.5 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-38.6 përqindësh). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (4.4 për qind), Holanda (3.4 për qind), Bullgaria (3.8 për qind), Italia (2.1 për qind) dhe Austria (2.1 për qind). Kurse importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 105.4 milionë euro, ose 42.7 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.3-përqindësh. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12 për qind), Italia (7.3 për qind), Greqia (4.8 për qind”, është thënë në raportin e ASK-së.
Ndërkaq, sa iu përket vendeve të origjinës, sipas ASK-së, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin qershor 2016, arritën në 15.8 milionë euro, ose 52.3 për qind të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 27.4 përqindësh.
Ndërsa partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Serbia (16.8 për qind), Maqedonia (14.8 për qind), Shqipëria (11.8 për qind) dhe Mali i Zi (5.6 për qind). Ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin qershor 2016, arritën në 65.1 milionë euro, ose 26.3 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8.3-përqindësh). Ndërsa vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.7 për qind), Maqedonia (5.9 për qind), Shqipëria (3.9 për qind) dhe B&H (2.3 për qind).
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 7.9 milionë euro, ose 26.3 për qind. Ndërsa si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (6 për qind), Turqia (2.1 për qind) dhe India (2.1 për qind). Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 76.6 milionë euro, ose 31 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (11.7 për qind) dhe Kina (9.6 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje