LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Pejës furnizohet me derivate pa tender

Komuna e Pejës furnizohet me derivate pa tender

Në muajin shkurt të vitit 2015 kishte skaduar kontrata për furnizim me derivate mes komunës së Pejës dhe kompanisë “Seferi Mont”. Por, nga ajo kohë e deri më tash Komuna e Pejës është duke u furnizuar me derivate nga kjo kompani pa tender fare

Tenderi milionësh i Komunës së Pejës për furnizim me derivate, po zvarritet prej më shumë se një viti, e në anën tjetër Komuna e cila drejtohet nga Gazmend Muhaxheri vazhdon të furnizohet me derivate pa tender, ndonëse një veprim i tillë paraqet shkelje të rëndë ligjore. Në shkurt të vitit 2015, Komunës i kishte skaduar kontrata për furnizim me derivate me kompaninë “Seferi Mont”. Por, edhe përkundër asaj, komuna edhe aktualisht vazhdon të furnizohet me derivate nga kompania e njëjtë.

Burime të besueshme të gazetës brenda kësaj Komune, thonë se procesi i prokurimit po zvarritet qëllimisht me direktiva të zyrtarëve të lartë të kësaj Komune, por nga këta të fundit gazeta nuk ka mundur të marrë përgjigje as pas dy javësh pritje.


Gazeta “Zëri” përmes postës elektronike për këtë çështje ka kërkuar përgjigje së paku katër herë nga zyra e mediave, zyra e prokurimit, por edhe nga kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, por asnjeri nga këta nuk është përgjigjur prej më shumë se 10 ditësh. Po ashtu gazeta ka kontaktuar përmes telefonit me shefin e zyrës për informim në Komunën e Pejës, Arianit Demaj, por ky i fundit ka thënë se zyra e tij nuk është kompetente për këto pyetje, ku të njëjtat ai ka sugjeruar që t’i dërgohen shefit të kabinetit të kryetarit, apo edhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të prokurimit në këtë Komunë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori