LAJMI I FUNDIT:

Neglizhenca e shtetit për hekurudhat ju merr jetën e qytetarëve (Video)

Neglizhenca e shtetit për hekurudhat ju merr jetën e qytetarëve (Video)

Treni mori jetën edhe të një banori të fshatit Radushë. Profesori Bujar Osmani, humbi jetën pas aksidentit që kishte të premten, në dalje të fshatit. 32 vjeçi Osmani, la pas një fëmijë, dhe gruan me barrë, që pritet të lind për pak javë.

Mungesa e shenjave të sinjalizimit, dhe të rampave bënë që banorët e kësaj ane çdo ditë të përballen me rrezikun e përplasjes me trenat.

Kryetari i bashkësisë lokale në Radushë, Avdil Mejdiu, shprehet se për mungesë të sinjalistikës së duhur, pësoi profesori.


Madje, ai thotë të jetë i bindur se në natën e aksidentit, semafori nuk ka funksionuar.

“Nuk është rasti i parë. Edhe mua më ka ndodh kjo, atëherë nuk ka pas asnjë sinjalizim, po askush nuk më ka dëmshpërblyer. Edhe pse jemi të siguruar, këto nuk paguajnë as dëmshpërblim. Edhe në këtë rast, nuk besoj që semafori ka punuar”, u shpreh Avdil Mejdiu.

Treni ia merr jetën edhe një të riu nga Maqedonia
Lexo po ashtu Treni ia merr jetën edhe një të riu nga Maqedonia

Edhe miku i të ndjerit Bujar Osmani, ka pasur aksident në këto hekurudha.

Adis Nazifi thotë se kanë kërkuar nga të gjitha institucionet, duke filluar nga komuna e deri tek ministria e Transportit dhe Lidhjeve që të vendosen rampa, por askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Përveç që pësoi vet aksident në hekurudhë, ai thotë se edhe prindërit e tij gjithashtu janë përplasur nga treni në po këta binarë.

“Ky është rasti i katërt që di unë që ka ndodhur nëpër këto kalimet hekurudhore. Unë kam përjetuar, gjithashtu edhe prindërit e mi që kanë pas një ndeshje në vitin 2000, më poshtë në vendkalimin hekurudhor afër fshatit. Problemi më i madh është se shumë pak janë të siguruara të gjithë vendkalimet nëpër fshatin Radushë që kalojnë gjithashtu edhe në fshatrat tjerë. Ne si fshat kemi bërë kërkesa, duke filluar nga të gjitha institucionet, komuna, gjithashtu edhe tek rrugët e Maqedonisë për mirëmbajtjen dhe sigurimin e këtyre rrugëve! Po ashtu, kemi bërë kërkesë edhe tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, mirëpo deri tash siç mund edhe ju ta shihni, ne nuk kemi siguri prandaj edhe ndodhin edhe këto ngjarje që na ndodhin vazhdimisht brenda viteve! Ne kemi çdo dy tre vite nga një ndeshje nga ana e trenit”, tha Adis Nazifi.

Fshati Radushë ka rreth 2600 banorë, ndërsa shumica e banorëve të kësaj ane punojnë në kryeqytet.

Kurse, për të arritur në lagjen më të afërt, duhet të kalojnë 4 vendkalime hekurudhore.

Asnjë prej këtyre vendkalimeve mbi binarë, nuk ka rampë mbrojtëse për të parandaluar trafikun, në kohën kur andej kalon treni./Telegrafi/

Rinovimi i stacioneve hekurudhore, përgjigjet drejtori i hekurudhave të Maqedonisë
Lexo po ashtu Rinovimi i stacioneve hekurudhore, përgjigjet drejtori i hekurudhave të Maqedonisë

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori