LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët nuk kërkojnë “falje” nga KEK-u (Video)

Qytetarët nuk kërkojnë “falje” nga KEK-u (Video)

Kanë mbetur edhe një muaj nga përfundimi i afatit ligjor për faljen e borxheve publike dhe vetëm 33 për qind e qytetarëve të Kosovës, e kanë shfrytëzuar këtë mundësi sa i përket borxheve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Besa Shatri-Bytyqi ka thënë se qytetarët janë shprehur jo të interesuar për shlyerjen e borxhit ndaj kësaj kompanie, ku vetëm 15 për qind e borxhet total është trajtuar deri më tani.

Ibrahim Rexhepi, kryetar i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, thotë se tek qytetarët është krijuar shprehia e mos kryerjes së detyrimeve ndaj shtetit, si pasojë e tolerimit të shtetit. /Tribuna Channel/