LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i punëtorëve në industri në Maqedoni

Bie numri i punëtorëve në industri në Maqedoni

Numri i të punësuarve në industri në qershor të këtij viti ka shënuar rënie për 0.3%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, në gjashtëmujorin e parë, numri i punësimeve në këtë sektor ka shënuar rritje për 1.1%, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar.


Sipas Entit Shtetëror për Statistika, rritje të punësimeve ka në xehetari dhe gurthyese, për 2.4%, në industrinë e përpunimit ka rënie prej 0.4%, kurse në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, ajrosje dhe klimatizim, gjithashtu ka rënie prej 0.4%.

Punësimet kanë shënuar rritje në energjetikë, për 1%, pastaj prodhime të ndërmjetme, përveç energjisë, për 1.4%, prodhimet kapitale, për 8.7% dhe prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë, për 1.2%, kurse rënie ka në prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë, për 3.2%./Telegrafi/