LAJMI I FUNDIT:

Ja lista e bashkëpunëtorëve të FETO-s nga Maqedonia

Ja lista e bashkëpunëtorëve të FETO-s nga Maqedonia

Agjencia turke e lajmeve ”Anadolu Agency” ka publikuar një listë me emra shkollash, firmash e shoqatash në Ballkan të cilat janë pjesë e rrjetit të Fethullah Gülen, të cilin Turqia e akuzon për grusht shtetin e dështuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo listë përfshin shtetet si Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Serbia, ndërkaq në disa qytete të Maqedonisë ka firma të cilat janë të përfshirë në listë dhe që merren me arsim, transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm.


Të parët në listë janë shkollat fillore dhe të mesme ”Yahya Kemal” në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë, përfshirë javoren ”Zaman”, ndërkaq kurset në gjuhën turke mbahen nga organizata ”Sedef”.

Në sferën e turizmit përmenden agjencia ”Bashak”, pastaj kompania e transportit ”Rainbow” dhe rrjeti i marketeve Evar që gjenden në Shkup.

Sipas Anadolu Agency, njerëz të lidhur me FETO-n janë pjesë edhe të organizatave ”Shoqata e biznesmenëve” (Makedonya İş Adamları Birliği – MİBA), fondacioni ”Şafak” dhe ”Tolerans”.

Nga emrat e lartpërmendur, kanë reaguar vetëm nga shkolla ”Yahya Kemal”, të cilët thonë se nuk kanë asnjë lidhje me Fethullah Gülen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori