LAJMI I FUNDIT:

Synohet stimulimi i gjidhënies te nënat e reja

Synohet stimulimi i gjidhënies te nënat e reja

Gjithënia në gjashtë muajt e parë të fëmijës së lindur është mjaft e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Programi për nënat dhe fëmijët që çdo vit shpallet nga Ministria e Shëndetësisë, përmban aktivitete në drejtim të edukimit të infermiereve, të punësuarve shëndetësorë të sferës së gjidhënies, që kanë për qëllim ngritjen edhe më shumë të njohurive për gjidhënien dhe për t’i motivuar nënat e reja për gjidhënie.

Kjo u tha në konferencën e sotme për shtyp, në prag të shënimit të Javës botërore të gjidhënies, nga 1 deri 7 gusht, me moton „Gjithënia – Kyç për zhvillim të qëndrueshëm“, konferencë e mbajtur nga Komiteti për gjidhënie pranë Ministrisë së Shëndetësisë.


Sipas të dhënave, nga 60%, sa ishte numri i nënave që u kanë dhënë gji fëmijëve të tyre para disa vitesh, ky numër ka rënë në 25%, kurse 43% e fëmijëve të porsalindur ushqehen me qumësht, çaj, uj dhe përbërës tjerë./Telegrafi/