LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet bashkëpunimi në kuadër të agjendës Evropiane ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

Diskutohet bashkëpunimi në kuadër të agjendës Evropiane ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

Zëvendës Ministri i MIE-së, Ramadan Ilazi së bashku me zv.ministrin e MAPL-së, Bajram Gecaj dhe zv.ministri i MMPH-së, Ferat Shala pritën delegacionin e lartë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga Arber Ademi, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për Integrim Evropian, Shiret Elezi, Ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkim Ahmeti, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë takimit delegacionet diskutuan ecurinë e agjendës Evropiane të dy vendeve respektive, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e legjislacionit të BE-së, zbatimit të MSA-së si dhe implementimit të fondeve të BE-së.

Në veçanti, delegacionet diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kuadër të zbatimit të fondeve ndërkufitare të BE-së apo Cross Border Cooperation (CBC).


Dy delegacionet nënvizuan lartë bashkëpunimin politik dhe teknik ndërmjet dy Qeverive dhe dhanë mbështetje të plotë politike për intensifikimin edhe më tutjeshëm të shkëmbimit të informacionit dhe përvojave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori