LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet themelimi i njëanshëm i “Zajednicës”

Kërkohet themelimi i njëanshëm i “Zajednicës”

Ka shpërthyer përsëri lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, me një deklaratë që nga burgu ua ka dërguar agjencisë serbe të lajmeve “Beta” dhe gazetës “Jedinstvo”, e cila botohet në veri të Mitrovicës, me anë të së cilës ka kërkuar nga liderët serbë që vetë ta formojnë “Zajednicën”, pasi që, sipas tij, këtë nuk do ta bëjë Prishtina.

Kryetari i iniciativës qytetare “Serbia, Drejtësia, Demokracia”, Oliver Ivanoviq, i cili është duke mbajtur burgun prej 9 vjetësh, të cilin ia ka shqiptuar Gjykata e EULEX-it “Për krime gjatë luftës mbi civilët shqiptarë”, u ka rekomanduar liderëve serbë të veriut që ta formojnë vetë “Zajednicën”, pasi që, siç ka thënë ai, “më kotë Prishtinën që ta pronojë ‘Zajednicën” , shkruan sot, gazeta Zëri.


Sipas tij, pritjet që Prishtina ta formojë Bashkësinë e Komunave Serbe janë të kota, andaj ka porositur që hapin e parë për formimin e “Zajednicës” ta bëjnë vetë serbët.

Në një deklaratë në formë të shkruar, të cilën ua ka dërguar nëpërmes përfaqësuesit të vet agjencisë serbe të lajmeve “Beta” dhe gazetës “Jedinstvo” në veri të Mitrovicës, Ivanoviq këmbëngul se Prishtina kurrë nuk do ta formojë “Zajednicën”, për shkak, siç ka thënë ai, “ka probleme të brendshme dhe një opozitë të fuqishme, e cila nuk është e madhe për nga numrat, por llogarit në mbështetjen e popullatës shqiptare të frustruar, gjë që paraqet problem serioz për pushtetin aktual në Prishtinë”. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori