LAJMI I FUNDIT:

Reagon Komuna e Prishtinës: Konkursi për mësimdhënës është në përputhje me ligjin

Reagon Komuna e Prishtinës: Konkursi për mësimdhënës është në përputhje me ligjin

Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me deklaratën e asamblistit të LDK-së në këtë komunë, Flamur Shala i cili tha se konkursi për plotësimin e vendeve të punës për mësimdhënës në shkollat e Prishtinës i datës 25 korrik, i shpallur në faqen e Komunës së Prishtinës, duket mirë të jetë kundërligjor!

“Pas shqetësimeve të ngritura rreth mospublikimit të emrave të shkollave në konkursin për mësimdhënës. Komuna e Prishtinës sqaron opinionin se konkursi i dalur më 25 korrik është në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat ligjore, ligjin e punës dhe të gjitha udhëzimet administrative që përcaktojnë marrëdhëniet e punësimit në sektorin publik dhe me kriteret e arsimit. Prandaj shqetësimet e ngritura nuk qëndrojnë”, thuhet në njoftimin për media.


Më tej Komuna e Prishtinës ka theksuar se është e përkushtuar që të gjithë nxënësve në të gjitha shkollat t’u ofrojë edukim të barabartë cilësor.

“Së këndejmi, mësimdhënësit e pranuar do të lidhin kontratë pune me Komunën e Prishtinës, e cila në cilësinë e punëdhënësit do t’i sistemojë ata aty ku e vlerëson se ekziston nevoja. Ngritja e nivelit të cilësisë së arsimit është prioritet i qeverisjes tonë dhe ne do ta zbatojmë me përgjegjësi”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori