Sot janë bërë 5 vjet kur me urdhër të kryeministrit të asaj kohe Hashim Thaçi, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, mori aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinje dhe Bërnjakë. Për këtë ditë dhe pse e ka marr vendimin, ka folur vetë presidenti Hashim Thaçi, për Radio Dukagjinin.
”Veprimi dhe aksioni i 25 korrikut është i një rëndësie të veçantë, sepse u tregua se Kosova është shtet sovran, shtet i cili merr vendimet e veta në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe definitivisht sot në ato pika doganore kemi policinë dhe doganierët e Kosovës dhe kemi kontrollin nga institucionet e Kosovës. Sot nuk kemi asnjë barrikadë atje dhe kemi lirinë e lirë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Thaçi për Radio Dukagjinin.
Sipas tij, vendimi i 25 korrikut i vitit 2011 ka varrosur përgjithmonë pretendimin e Serbisë për ndarjen e Kosovës dhe ka shuar, sipas tij, çdo shpresë për çfarëdo lloj autonomie në atë pjesë të Kosovës.
”Kështu që në një formë apo formën tjetër janë shuar shumë apetite dhe aspirata, e po ashtu edhe projekte të Serbisë për ato pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe kemi kaluar në veprime konkrete të aksionit të Kosovës për stabilitet, rend demokratik, demokraci dhe integrim të komunitetit serb. Ai veprim nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb por ka qenë i drejtuar kundër strukturave paralele dhe paramilitare të Serbisë të instaluar në atë pjesë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Ai ka folur edhe për pasojat në rast se nuk do të merrej ky vendim.
“Sot do të kishim një realitet të hidhur, mund të them edhe një pajtueshmëri ndërkombëtare me ‘status qou’ të ndikimit dhe prezencë të Serbisë në territorin e Kosovës. Sot prezenca e Serbisë në atë pjesë është zero me përjashtim të ndikimit politikë apo vullnetar të qytetarëve e komunitetit serb. E ritheksoj vetë pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, parlament, qeveri dhe institucioneve lokale dëshmon se ata zbatojnë respektimin e institucioneve, kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe ne do të jemi pranë tyre dhe do tu shërbejmë gjithmonë”, ka përfunduar Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet