LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave kosovare në Munih

Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave kosovare në Munih

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet e viktimave nga Kosova në sulmin e Munihut.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Dhimbja që sot keni ju, tri familjet që i humbët fëmijët tuaj, në një sulm makabër në Gjermani, është dhimbja jonë e përbashkët.

Sot jemi pjesë e pikëllimit tuaj, por edhe e të gjithë të tjerëve që ishin viktimë e këtij sulmi monstruoz.

Ne si shoqëri dhe shtet duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar dhe të vendosur t’i mbrojmë liritë dhe vlerat tona kombëtare dhe civilizuese, dhe të jemi pjesë e luftës së përbashkët ndaj së keqes dhe terrorit që po na sulmon të gjithëve, pa përjashtim”. /Telegrafi/